Kercenimi i ish-ministrit te Ekonomise nga Greqia
Mesazhet kercenuese te regjistruara ne adresen elektronike te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti jane nisur nga territori grek. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane per gazeten Shqip se deputeti i Qarkut te Fierit ka marre pese e-mail-e ku shkruesi e kercenonte me jeten e tij dhe te familjes nese nuk paguante nje milion euro.
Te dhenat jane regjistruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila ka kontaktuar disa specialiste te informatikes per te evidentuar prejardhjen e ketyre kercenimeve nga posta elektronike. Nga te dhenat e regjistruara nga hetuesit e ceshtjes ka rezultuar se Prifti eshte kercenuar Greqia per shumen e majme ndersa ai eshte shantazhuar edhe per karrieren politike.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se deputeti Prifti eshte kercenuar me mesazhe nga nje kompjuter jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Hetuesit e ceshtjes kane derguar nje leter-porosi ne shtetin grek per me shume informacione per vendin ku jane nisur dhe per poseduesin e ketij kompjuteri. E-mail-i ka lene lsquogjurme ne rrjet ndersa hetuesit kane kapur edhe numrat e IP-se thane burimet nga akuza qendrore te cilat saktesojne se me keto numra te IP-se grupi hetimor pretendon te gjeje edhe autorin qe mund te kete kercenuar ish-ministrin.
Duket se zbardhja e ketij kercenimi mund te jete pak e vonuar per shkak se leter-porosia drejt shtetit grek mund te vonoje per disa muaj. Precedentet e bashkepunimit ne fushen e drejtesise midis Shqiperise e Greqise kane lene shume per te deshiruar pasi shteti helen ka vonuar dukshem te dhenat e kerkuara nga pala shqiptare. Megjithate grupi hetimor i Krimeve te Renda deklaron se po punon per zbardhjen e ketij kercenimi ndersa jane marre ne pyetje dhe eshte kerkuar informacion nga antiterrori per ndonje kercenim te mundshem.
Prokuroria dyshon se kercenimi dhe shantazhi mund te jene bere per shkak te postit qe mbante Dritan Prifti ndersa nuk perjashtohet ende asnje piste. Hetuesit po mbledhin informacione nese deputeti ka pasur ose jo konflikte ndersa paraprakisht hetimet po perqendrohen vetem ne pisten e kercenimit per shkak te detyres. Akuza shton se krahas kercenimit Nese nuk paguan nje milion euro do te te vrasim familjen ish-ministri ka marre nje tjeter kercenim kesaj here me karrigen. Nese nuk paguan vleren atehere nuk do te shohesh me karrigen e ministrit mesohet se i kane shkruar ne e-mail Dritan Priftit i cili e ka pare te arsyeshme te lajmeroje fillimisht policine dhe me pas prokurorine per keto kercenime.