"Turizmi eshte biznesi i te sotmes"
Te punosh ne nje vend bregdetar eshte fat per nje biznesmen, sipas Eltonit. "Edhe pse 18 vjet ekonomi tregu, ende biznesi i turizmit ka cfare te mesoje nga pervoja te perparuara, jo vetem te fqinjeve dhe vendeve me turizem te zhvilluar, por edhe nga zona te tjera brenda vendit. Keshtu do te thosha se zonat bregdetare te jugut kane disa perparesi edhe me qytetin tone ne drejtim te kultures dhe pritjes se turisteve dhe pushuesve. Ne fshatrat e bregdetit nuk pastron firma e pastrimit, po vet fshataret, te cilet e duan bregun e plazhin si oborrin e shtepise. Mundet qe kjo pervoje te zbatohet edhe ne qytetin tone. Pas ketyre masave dhe nje kulture me te mire ne trajtimin e pushuesve, Saranda do te behet edhe me elitare ne turizmin cilesor".
Naqe Xhani, 60 vjec, banor i Sarandes
"Bukurine e qytetit e vrasin ndertimet pa kriter"
Ka jetuar gjithmone ne Sarande dhe qene prezent ne te gjitha ndryshimet e medha qe kane ndodhur qe nga fillimet e ndertimit te tij ne kuptimin e nje qyteti modern. "Sipas mendimit tim, urbanistika e qytetin vuan shkaterrimin qe vjen nga grabitja e trojeve dhe ndertimet pa asnje kriter. Me duket se qytetin e gllaberon lakmia per te kafshuar sa me shume dhe permes zaptimit te trojeve dhe ndertimeve pa asnje kriter po e shperfytyrojne qytetin. Eshte detyre e te gjitheve, por, se pari, e qytetareve ta ruajme kete perle, qe na ka dhuruar natyra, duke shmangur gjithcka qe kerkon ta shnderroj ate ne beton dhe hekur".
Dua t'i them bashkise dhe tere atyre qe jane per kullandrisjen e qyteti qe ta shikojne me mirenjohje dhe me shume dashuri. Eshte shtepia ku jemi lindur dhe rritur, ndaj ta duam qytetin tone si shtepine ku jetojme.
Erjon lluka, 28 vjec
"Keto dite sikur e kane bere qytetin paska te zymte"
Me qytetin e tij, 28-vjecari sarandjot nuk ndjen vetem dashuri, por edhe krenari. "Jemi rritur ne keto brigje dhe e dime detin me pellembe. Sikur ditet e fundit ishin shtuar pushuesit dhe turistet, por se shirat dhe te ftohtit e kane bere edhe vet Saranden me te zymte. Po nuk eshte vetem koha, qe nuk e kemi ne dore, qe e ftoh qytetin, por edhe vet ne qe, ne disa raste, nuk e dime se sa pune prishim qe hedhim mbeturinat ne rruge apo kalojme para pushuesve me motorat qe zhurmojne, duke shkaktuar shqetesim per ata qe pushojne. Duhet qe gjithcka te jete ne sinkron, ndryshe Saranda edhe kur te kete diell mund te mbetet e ftohte. Me shume se vet dielli, le ta ngrohim ne qytetin e turizmit dhe turistet te ndihen si ne vend te tyre".
Alba Kaci, 20 vjece, maturante
"Per ne, te rinjte, Saranda eshte vendi i mrekullive"
Maturantja sapo ka mbyllur sezonin e veshtire te provimeve dhe e ka gjetur clodhjen prane detit. "Tani jam duke pushuar. Jemi bashke me tere shoqerine e shkolles. Mund te them se qyteti i Sarandes ofron shume mundesi per ne te rinjte. Ne mengjes per nje minute mundet te shkosh ne plazh me pas ne muzete e qytetit dhe me pas ne disko, nese deshiron. Kur mblidhemi me shoqerine me Enilen ne plazh, diskutojme si ta bejme qytetin sa me te bukur, sa me te frekuentuar nga te rinjte dhe nga ata qe duan te shijojne nje natyre te mrekullueshme. Po kjo nuk mund te behet vetem duke pritur. Mua me pelqen iniciativa me e fundit qe punonjesit kane ndermarre nismen "nje punonjes, nje peme". Perse te mos jete edhe nisma "nje i ri dhe e re nje lule".
Eshte edhe ne doren tone qe ta ruajme natyren dhe ta shnderrojme ate ne nje stoli me shume per qytetin
Haxhi Daci, 50 vjec
"Koha e diteve te fundit na boshatisi hotelet"
Ndryshimi i klimes i ka merzitur disi njerezit qe e duan detin. Keshtu shprehet 50-vjecarja per gazeten. "Me vjen keq qe ditet e fundit moti ka ndryshuar teresisht. Ne Ksamil kishin ardhur me qindra pushues, por sa filluan shirat u larguan ose jane mbyllura ne hotele. Ksamili tani duket i boshatisur. Po natyra ka kapricot e veta. Ajo qe duhet te na shqetesoje neve qe kemi biznese ne turizem eshte sjellja jone dhe puna per ta kthyer turizmin ne elitar. Po kjo nuk arrihet ne se mbajme cmime te larta apo ushqimet i servirim me vlera te tilla sa qe nje pushues ku meson se sa kushton nje pjate me gjelle tmerrohet dhe e mendon se kaq nuk paguan as ne Karaibe. E kemi ne dore qe te jemi sa me afer interesave dhe shijeve te pushuesve dhe ketu duhet te synojme".
Marjeta Simoni, 20 vjece, Lezhe
"Jam e mrekulluar sa hyj ne Sarande"
Ka ardhur te takoje shoqet e saj qe jetojne ne Sarande. "Jam nga Lezha dhe jam e mesuar me detin, por mund te them se Saranda ka nje det shume me te paster. Une do doja qe ketu te qendroja sa me shume, pasi edhe njerezit jane shume te mire. Ajo qe dua te kritikoj jane ndertimet dhe gjelberimi. Ndertimet e betonojne qytetin dhe mungesa e gjelberimit e zbehin bukurine e tij. Deshiroj qe qyteti i Sarandes te shpalose tere mrekullite e tij dhe kete se jam vertet e dashuruar me qytetin jugor te vendit. Kur rruget te jene me te mira dhe banesat te lyera atehere Saranda do te jete me e bukura ne Shqiperi. Pse jo edhe ne rajon".
Margaret Eljer, 50 vjece Angli
"Plazhet jane te bukura, sikur te ishin po kaq te pastra"
Turistja angleze e ka per here te dyte ardhjen ne Sarande. Eshte nga Londra dhe thote se qyteti i pelqen. "Jam e kenaqur me ditet qe kam qendruar ketu. Do doja te shprehja kenaqesine time per njerezit qe te buzeqeshin dhe natyren shume te bukur. Po si mike e Sarandes sugjeroj qe njesite e shitjes te qendrojne te hapura gjate tere dites dhe jo te ndodh si deri tani qe per nje kartoline te presesh kur te vijne shitesit te hapin lokalet. Jeta ne nje qytet turistik nuk ka pushim. Ka te njejtin ritem ashtu si ne mengjes edhe gjate drekes dhe darkes. Eshte koha kur njerezit duan te pushojne, por edhe te sodisin. Dhe te gjithe mendojme se duhet te jene me te disponueshem".