Elbasan/ Ekzekutimi i 29-vjecarit, dyshohet pista e grabitjes
Elbasan - Vrasja e te riut Erion Isai, me banim ne qytetin e Elbasanit, vazhdon te jete e mbushur plot me mister. Te aferm dhe miq kane mbetur te shokuar nga kjo ngjarje, pasi nuk dine asgje per motivet e ekzekutimit. Sipas tyre, vrasja nuk mund te kete ndonje arsye konkrete, pasi Erioni ishte nje djale i sjellshem dhe pa probleme. Askush prej tyre nuk di qe ai te kete pasur konflikte me pare. I vetmi detaj i njohur eshte fakti se i kishte dale viza dhe pas 3 ditesh do te largohej per ne Amerike. Gjate kesaj periudhe ka punuar ne Drejtorine e Shendetit Paresor, ku jeta e tij ka qene shume e qete dhe pa asnje problem ne pune apo shoqeri. Per te gjitha keto arsye, ngjarja eshte zhytur ne enigma qe duket se do te jete e veshtire te zbulohen. Pasi ka analizuar te gjitha rrethanat, grupi hetimor ka ngushtuar hetimet ne disa pista kryesore. Aktualisht pista e vrasjes per grabitje ndodhet ne plan te pare. Kjo per arsye se Erioni nuk ka qene asnjehere njeri problematik, nuk ka pasur konflikte me te tjere, dhe nuk eshte ngaterruar me shoqeri te keqe. Sipas hetuesve, vrasesit e kane ekzekutuar ose per t'i grabitur vizen per ne Amerike dhe per te perfituar te hollat qe ata pretendonin se mund te kishte ne xhepa. Te njejtat burime dyshojne se atentatoret mund te kene pasur njohje me pare me Erionin dhe kane survejuar ne detaje levizjet e tij. Nderkohe qe, sipas policise, pista e dyte mbetet ajo e vrasjes per motive banale. Mesojme se ne komisariatin e policise jane shoqeruar disa persona, te cilet kane dhene deklarimet e kerkuara. Prinderit dhe pjesetare te tjere te familjes jane bashkuar dje ne mesdite per t'i dhene lamtumiren e fundit me te dashurit te tyre. Erion Isai u ekzekutua me kater plumba pistolete ne afersi te portes se shtepise. Te afermit kane kerkuar gjetjen dhe venien para drejtesise se autoreve te ketij krimi.
Fatos Salliu
Fatos Salliu