Ronaldo: Messi është më i miri në botë

Cristiano Ronaldo dorëzohet para asaj që shihet, duke deklaruar:” Messi është lojtari më i mirë në botë”.
“Ai ka personalitetin e tij, unë kam timin. Ai ka formën e tij të të luajturit, unë timen. Unë luaj në një klub të madh, sikurse ai. Jemi të ndryshëm në çdo aspekt. Ai, në këto momente është më i miri”, ka thënë Ronaldo, në një intervistë të gjatë për UEFA-n.
Ronaldo gjithashtu ka uruar Messin, për marrjen e çmimit si lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA.