Fabregas: Me Spanjën jemi një

Edhe Cesc Fabregas ka folur për shkrimet e fundit të mediave, se tensionet në ekipin e Spanjës mes lojtarëve të Realit e Barcës janë të pranishme. Fabregas, më tej ka deklaruar se kjo është absurde dhe aspak e vërtetë.
"Kur ju luani për Barcën apo Realin, është mëse normale që secili dëshiron të fitojë. Por kur je në një ekip të përbashkët, atëherë bën gjithcka që pikërisht ekipi të fitojë. Kështu po ndodh me Spanjën" ka thënë Fabregas. Si për ta konfirmuar këtë, Fabregas ka thënë se Spanja e ka dëshmuar duke fituar dy tituj të rëndësishëm, atë të Evropës dhe Botës.