E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria tërhiqet zyrtarisht për të gjitha akuzat ndaj Dritan Priftit

Dritan Prifti prej katër ditësh është i lirë dhe pa asnjë akuzë mbi veten. Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr thuajse plotësisht nga akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministrit të kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, të akuzuar për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë. Videoja ku dy zyrtarët shfaqeshin duke ndarë një sasi të konsiderueshme parash me njëri-tjetrin u publikua nga provat e Prokurorisë të cilat ishin grumbulluar fill pas hetimit të videos që e regjistroi Dritan Prifti në zyrën e ish ministrit të jashtëm të asaj kohe Ilir Meta. Tërheqja e palës akuzuese vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen “Prifti- Beqiraj”, duke e shpallur të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Ndërsa para katwr ditësh kjo Gjykatë i ka rikthyer dosjen Prokurorisë, e cila vendosi pushimin e çështjes. Kështu pra prej 4 ditësh, ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është i lirë nga çdo akuzë.
Videoja
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Videoja ishte filmuar prej vetë Priftit, përpara se të filmonte veten dhe ish-eprorin e tij, Meta. Edhe pse dihej që ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe zëdhënësi i tij Leonard Beqiraj nuk kishin asnjë gjë me drejtësinë, tani gjithçka është me letra dhe zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet zyrtarisht për akuzat ndaj ish-ministrit Dritan Prifti.
Tërheqja e Prokurorisë së Përgjithshme vjen për mos faktim të akuzës dhe mungesë provash, pasi nuk provoi korrupsionin e Priftit.
Hetimet
Hetimet ndaj deputetit Dritan Prifti dhe ish vartësit të tij në ministrinë e Energjitikës, Leonard Beqiraj, nisën nga hetimet për një tjetër çështje, ku i pandehur ishte kreu i LSI-së, Meta. Prokuroria gjatë hetimeve për ish zv. kryeministrin, zbuloi një video ku pretendohet një aferë korruptive. Në materialin që inicioi nisjen e hetimeve, Dritan Prifti në postin e ministrit të Energjitikës shfaqej duke ndarë me vartësin e tij Beqiraj një shumë prej rreth 70 mijë Euro. Prokuroria dorëzoi dosjen në Gjykatë në tetë mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›