Transferimi i studimeve, raund i ri aplikimesh Luljeta Ndoka
Rreth 500 kuotat e mbetura te parealizuara ne universitetet e vendit, do te rishperndahen, cka nenkupton nisjen e nje raundi te dyte aplikimesh. Ministri i Arsimit dhe i Shkences ka firmosur urdhrin me te fundit, sipas te cilit, do te rishperndahen te gjitha kuotat e mbetura bosh. Behet fjale per kuotat e transferimit te studimeve ne ciklin e pare me kohe te plote si dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, per vitin aktual akademik 2012-1013. keshtu, sipas urdhrit te ministrit Myqerem Tafaj, ne universitetin e Tiranes kane mbetur pa realizuar 164 kuota. Nga keto, 112 kuota bosh jane per transferime studimesh, ndersa 52 te tjera jane per te gjithe ata qe jane te interesuar qe te nisin nje fakultet te dyte. urdhri i ministrit te Arsimit percakton gjithashtu se 16 kuotat e parealizuara ne Universitetin Bujqesor te Tiranes te rishperndahen, si dhe 28 kuotat bosh per programe te dyta studimi, te plotesohen, sipas kritereve qe ka vendosur Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Nga ana tjeter, ne Universitetin Politeknik te Tiranes, kane mbetur 49 kuota bosh. Nga keto, 30 jane per transferim studimesh, ndersa 129 kuota jane te lira per te gjithe ata qe duan te nisin nje fakultet te dyte. Ministri i Arsimit ka theksuar se ne universitetin "Fan Noli" te Korces, jane plot 88 kuota bosh. 30 prej tyre jane te vlefshme per transferim studimesh, ndersa 58, jane per programe te dyta studimesh. Me pas, vjen universiteti "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan. Sipas urdhrit te ministrit Tafaj, 17 kuota te lira te shperndahen per transferim studimesh, ndersa vetem 3 kuota jane te lira per program te dyte studimi. Nga ana tjeter, ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder, jane te lira 60 kuota. Nga keto, 30 jane per transferim studimesh, ndersa 30 te tjera per nje fakultet te dyte. Ne universitetin Ismail Qemali" te Vlores, vetem 20 kuota jane te lira dhe qe te gjitha, jane te vlefshme per ata qe duan te transferojne studimet. Edhe ne Universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres kane mbetur kuota te lira vetem per transferim studimesh. Nderkaq, ne Universitetin e Arteve ne Tirane, 5 kuota te lira jane te vlefshme per transferim studimesh, ndersa vetem nje, eshte per program te dyte studimi. Ndersa ne Universitetin e Sporteve te Tiranes nuk ka asnje kuote te parealizuar, ne Akademine e Arteve ne Shkoder ka ne dispozicion vetem dy kuota te lira, per program te dyte studimi. Rregullorja e re per transferimin e studimeve, percakton se aplikimi per transferim studimesh ne universitete do te behet individualisht, prane zyrave te protokollit. Pra, nuk eshte e nevojshme qe te merret leje nga institucionet ku studiojne apo te percillen zyrtarisht nga keto institucione.