Kërcënoi shokun me armë, arrestohet
Një 21-vjeçar nga qyteti i Vlorës ka rënë në pranga pasditen e së mërkurës pasi ka kërcënuar shokun e tij gjatë një debati. Ngjarja ndodhi në lagjen "1 Maji" pranë Plazhit të Vjetër, ku dy të rinjtë kanë debatuar dhe për një moment 21-vjeçari Silvan Shabani ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe ka kërcënuar bashkëmoshatarin I.Rapaj. Kërcënimet janë bërë në një moment kur në shëtitoren e plazhit kishte njerëz të shumtë, të cilët janë trembur nga kjo skenë. Pas mbërritjes së telefonatës në sallën operative të policisë, grupi i gatshëm ka bërë arrestimin.