Vetura i merr jetën një këmbësori
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Një burrë 46 vjeç ka humbur jetën kur është përplasur nga një veturë që lëvizte me shpejtësi në rrugë. Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit të Përrenjasit. Policia njoftoi se automjeti tip "Fiat" me targë AP794A, drejtuar nga 71-vjeçari Selim Bogdani ka aksidentuar 46-vjeçarin Fatmir Kala, i cili ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Librazhdit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht thuhet se përplasja ndodhi ndërsa këmbësori po kalonte rrugën.