Plagoset me plumb në gjoks 36-vjeçari
Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri dje në afërsi të banesës së tij në periferi të qytetit Laçit. Policia e Kurbinit njoftoi se Aleksandër Tolumbi është plagosur me një plumb në gjoks, nga persona të paidentifikuar. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia dyshon se 36-vjeçari është plagosur brenda në automjetin e tij, shumë pranë banesës në fshatin Sanxhak. Sipas policisë, pas plagosjes, 36-vjeçari ka tentuar të dalë jashtë makinës dhe të ecë vetë. Policia, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.