E Diel, 1 Nëntor 2026

Petro Koçi: Sqaroj Berishën, nuk kam pasur marrëveshje me Edi Ramën për listat

TIRANË-Kreu i PSV, Petro Koci ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë në Fier të kryeministrit, që akuzoi Ramën se i vuri shkelmin marrjes së statusit duke e nënvleftësuar, njësoj si marrëveshja që bëri me Petro Koçin.

Në një reagim në "Facebook", Petro Koçi sqaron se këto janë trillime.

“Mësoj se zoti Berisha me paska qarë hallin në fjalimin e tij pa entusiazëm në Fier duke trilluar se Edi Rama paska grisur një marrëveshje me mua për punë listash. E sqaroj fjalimbajtësin, fjalëmosmbajtës se nuk kam pasur ndonjë marrëveshje me Edi Ramen për lista kandidaturash.

PS nuk më ka asnjë borxh. Sigurisht që e mirëprisja përfshirjen time në përfaqësimin socialist për parlamentin e ardhshëm. Berisha bën mirë të më rrëfejë emrat e bashkëpunëtorëve të tij në 2005 -ën që komplotuan për rrëzimin e socialisteve nga pushteti dhe sot janë pjesë e listave të PS!”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Fier, Berisha: Rama shkelmoi statusin, njësoj si marrëveshjen me Petro Kocin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›