E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënojnë dasmorët, arrestohen nga policia

05/04/2005  DURRËS - Dy të rinj, nga fshati Mazhë e Vogël, e komunës Bubq, në rrethin e Krujës, janë arrestuar, pasi ata kanë kërcënuar me armë

disa të rinj, që po dilnin nga një lokal. E. Beka, 19 vjeç dhe G. Beka, 18 vjeç, janë larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm disa orë më pas janë ndaluar nga policia.

Policia ka bërë të ditur se dy të rinjtë kanë qenë të armatosur në kohën që i janë drejtuar lokalit, ku bëhej dasmë. Ata kanë pritur jo shumë larg lokalit, derisa dasmorët kanë dalë dhe më pas kanë shkrehur automatikun në ajër.

Burimet e policisë bënë të diturt se objekt i kërcënimit kanë qenë moshatarë të të rinjve Beka, të cilët pas këtij veprimi janë larguar me automjetin e tyre.

Megjithëse ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.50, efektivat blu kanë bërë në pak kohë identifikimin e autorëve të veprës penale dhe i kanë ndaluar në të gdhirë në banesën e tyre.

Policia ka sekuestruar makinën, automatikun model 56, që ata e

mbanin pa leje si dhe një armë gjahu teke e kalibrit 11 mm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›