Rikonstrukton rugën, “mbledh” edhe nga 8 mijë lekë, për furnizimin me ujë

05/04/2005 Ujësjellësi kërcënon prerjen e lidhjeve të konsideruara të paligjshme
DURRËS - Punonjës të firmës “Koma Construcsion” kanë detyruar
familjarët e Shkozetit të paguajnë para për të lidhur ujin e pijshëm. Ndërsa nga njëra anë kjo nuk është parashikuar në kontratën midis bashkisë dhe firmës së rikosntruksionit të rrugës, nga ana tjetër Ndërmarrja e Ujësjellësit i cilëson këto lidhje të paligjshme dhe paralajmëron prerjen e tyre, megjithë “harxhimet” e banorëve.
Lidhjet e paligjshme
Me fonde nga buxheti i Bashkisë së Durrësit, ka nisur investimi në shumën 25 milionë e 630 mijë lekë për të realizuar rikonstruksionin e rrugës në 700 m gjatësi pranë Gjykatës së Apelit, në lagjen nr.14 të Shkozetit.
Projekti, krahas zgjerimit në 10 m të rrugës ekzistuese dhe ndërtimit të trotuareve në dy anët e saj, parashikon shtrirjen e rrjetit të ujit të pijshëm dhe atë të kanalizimeve të ujërave të zeza. Pikërisht kjo është shfrytëzuar nga disa punonjës të firmës që për të nxjerrë fitime në rrugë private kanë ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm. Ata, pasi kanë shtrirë tubin Ø 110 mm, u kanë kërkuar banorëve të afrojnë secila familje 8 mijë lekë për të bërë lidhjen e furnizimit me të.
Megjithëse kjo shumë e kërkuar u është dukur e pajustifikuar, qytetarët janë detyruar të paguajnë, pasi ata kanë prej 13 viteve që në shtëpitë e tyre nuk kanë ujë.
Nisur nga interesimi i madh i banorëve të kësaj rruge, është vërejtur se punëtorët e firmës kanë rritur “pazarin” dhe gjithçka ka mbetur në dëshirën dhe preferencat e tyre. Përgjatë rrugës ku po kryhet investimi janë më shumë se 300 familje, që presin ujë
të pijshëm.
Banorët janë shprehur se gjithçka kryhet në bashkëpunim me drejtuesit e firmës, të cilët nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur problemin.
Ujësjellësi kërcënon
Qytetari Sami Meçi ka thënë se nga takimet që kanë pasur në Ndërmarrjen e Ujësjellësit u është thënë se firma ka detyrimin vetëm për të shtrirë tubacionet, kurse në një fazë tjetër, me të përfunduar rikonstruksioni i rrugës, do të jenë specialistët e
ujësjellësitm ata që do të bëjnë lidhjet dytësore.
Ndërsa një fakt i tillë i është bërë i qartë edhe drejtuesve të firmës, këta të fundit nuk janë munduar të shmangin abuzimet, duke bërë që tubacioni i ri të pësojë në shumë vende ndërhyrje të jashtëligjshme.
Sipas ujësjellësit, të gjitha lidhjet do të cilësohen të pavlefshme dhe se do të këputen sapo specialistët e ndërmarrjes të fillojnë punë në zonën e Shkozetit. Një pohim i tillë duket se do të rëndojë mbi ata familjarë, që tashmë kanë paguar për të bërë këto lidhje, ndërkohë që atyre u është dashur të paguajnë edhe shuma të mëdha për të hapur kanalin e shtrirë tubacionin deri te tubi kryesor, si dhe për të blerë materialet.
Njëri nga banorët, Shyqyri Qazimi, ka thënë se për ta dërguar ujin në shtëpinë e tij i ka kushtuar afro 25 mijë lekë, por që krahas shpenzimeve të bëra do të duhet të paguajë edhe për të lidhur kontratë me ndërmarrjen, si dhe për të blerë një matës.