E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijnë edhe tre

Çifti Rrahim dhe Valbona Mirena, të mbytur në tragjedinë e Tisas, pritet të vijnë sot (e enjte) në Kosovë.

Kushëriri i tyre, Fadil Mirena ka pohuar se tashmë të gjitha procedurat ligjore janë kryer dhe se vetëm pritet që trupat e tyre të vijnë në Kosovë për tu varrosur.

Ai thotë se kufomat do ti sjellin në Kosovë dy vëllezërit e të ndjerës që tashmë gjenden pranë tyre në Serbi.

Kemi pritur që kufomat të vijnë një ditë më herët, mirëpo është dashur që të plotësohen disa dokumente dhe të kryhen disa procedura ligjore. Ato tashmë janë kryer dhe presim që kufoma të vijë nesër, thotë Fadil Mirena, duke shtuar se kufoma e një vajze të gjetur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht të jetë vajza më e madhe e çiftit, Doruntina 8 vjeçe.
Po ashtu ende nuk dihet për fatin e dy vajzave tjera, të moshës pesë dhe dy vjeç - Dafinës dhe Agnesës.

Ndërkohë, të shtunën është konfirmuar se fëmija 11 muajsh i gjetur në ujë, është Florian Ademi.

Sofie Ademi tha se burri i saj, Nimani, është nisur drejt Kanjizhës në Serbi për të marrë trupin e pajetë të fëmijës.

Vogëlushi 11 muajsh pritet të varroset sot (të enjten) pranë varreve të dy prindërve të tij, Florimit dhe Elfetes.

Në anën tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim zyrtar për gjetjen e kufomave të tjera.

Ne kemi të konfirmuar vetëm për gjetjen e nëntë kufomave në lumin Tisa. Deri më tani ne mund të themi se gjashtë prej kufomave janë gjetur në anën e Serbisë dhe tri të tjera në anën e Hungarisë, thotë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai po ashtu bëri të ditur se hetuesit e PK-së janë duke ndjekur katër persona ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest e të cilët dyshohen për trafikim e viktimave të këtij rasti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›