E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na ishte dikur Pylli i Sodes

I njohur si Pylli i Sodes i mbjelle kryesisht me pisha por edhe shelgje ne zonen pas Zvernecit ai identifikohej si mushkerite e Vlores. Teresisht gjelberim ne nje siperfaqe mbi 700 ha shifer kjo qe i perket thjesht se kaluares. U deshen vetem pak vite per te masakruar trashegimin qe lane brezat.


Ish- drejtori i ndermarrjes pyjore ngjell Bimo kujton se mbjelljet per pyllezimin datojne rreth viteve 50 fillimisht nga qytetare te Vlores Zvernecit dhe Nartes dhe me pas shume siperfaqe jane mbjelle me pune vullnetare apo u bene pjese e projekteve te qeverise se asaj kohe. Nuk ka qene i lehte si proces madje eshte dashur shume per te arritur ne gjelberimin e sotem pasi zona ka qene ranore dhe kenetore.


Sot Pylli i Sodes eshte nga deshmite e gjalla qe u tregon shqiptareve si e cojne dem pasurine e lene nga brezat. Ka mjaftuar vetem nje e rene sepate per tu kthyer dekada pas. Dhe tmerri nuk mbaron ketu. Sepatat vijojne ne Pyllin e Sodes. Individuale apo te planifikuara.


Gjithcka mbulohet me heshtje. Ndermarrja pyjore eshte ne zemer te pyllit por e riskuar nga zhveshja me gjelberim. Alarmi i ardhur prej vitesh se pylli po behej depozite mbeturinash nuk tronditi askend.


Sot eshte me keq. Do te vije nje dite qe sepatat te sjellin me prane shprehjen Na ishte njehere Pylli i Sodes nje pasuri e lene nga te paret por qe e hengren ndertimet. Pak muaj me pare shoqatat denoncuan per te edhe nje vendim qeverie. Shpalljen zone te lire. fare do te behet me Pyllin e Sodes


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›