E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli dënon ashpër bastisjet në Luginën e Preshevës

Ajo i cilëson këto akte të shëmtuara dhe provokuese si një skenar me motive të pastra politike, me qëllim pengimin e shqiptarëve të marrin pjesë në votime dhe për t'i frikësuar ata që të largohen nga trojet e tyre mijëvjeçare.
     
Kryetarja e Kuvendit bën thirrje për shmangien e këtyre skenareve të qëllimta të autoriteteve serbe ndërsa shpreh mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjeve dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës së lirë.
     
Kryeparlamentarja Topalli kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës bazuar në të drejtat dhe liritë e tyre dhe thekson se vokacioni i shqiptarëve është dhe mbetet për një rajon në paqe dhe stabilitet./Start/

                                                                                             2012-05-06 09:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›