E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve, PS: Ligjet me 3/5 puna jonë e përditshme

TIRANË- Grupi parlamentar ka reagur pasi Konferenca e Kryetarëve miratoi sot pa opozitën kalendarin e punës për vitin 2012. Nëpërmjet një deklarate për mediat grupi parlamentar i PS-së nënvizon se opozita nuk e ka refuzuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, por ka kërkuar kohë për nisjen e punës në komisione.

Socialistët nënvizojnë se projektligjet që kërkojnë 3/5 janë tashmë axhendë e përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria.

“Të gjitha këto projekt-ligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria. Puna e tyre bazohet në afate të përcaktuara, paraprakisht, që lidhen me domosdoshmërinë për të realizuar në afatin e paracaktuar bashkarisht me palën tjetër miratimin e projekt-ligjeve në fjalë. Pikërisht këtë ka nënvizuar”,- sqaron sekretari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Grupi socialist nënvizon se ngutja e mazhorancës dhe arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve nuk e justifikojnë qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars. Në deklarëtë nënvizohet se PS rikonfirmon vullnetin politik e qytetar për ta përmbushur angazhimin ndaj vendit e ndaj Bashkimit Europian në këtë proces.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›