Arrestohen 4 zyrtarë të AKKP-së, 2 në kërkim
12/01/2012 Ndër ta dhe drejtori Bledar Dervishi. Policia: Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion
TIRANË- Arrestohen 4 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës e korrupsionit, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i AKKP-së në Tiranë, Bledar Dervishaj.
Arrestimet
Operacioni i policisë ka nisur dje rreth orës 13:00, pas një hetimi të Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, ndërsa arrestimet janë kyer nga sektori kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë.
Zyrtarët e tjerë të arrestuar janë Merita Gjinali, Dhimitër Papa, ish-topografë në AKKP dhe Njazi Ademi, topograf, i licencuar si ekspert. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se është shpallur në kërkim Altin Ceni, ish-juristi i AKKP-së Tiranë dhe Ali Aliaj përgjegjës për sektorin juridik, mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë. Të arrestuarit akuzohen se do t’i kthenin një familjeje një pronë-shtet në bregdet me sipërfaqe prej 79 ha. Rastet e arrestimeve në radhët e drejtuesve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk janë të pakta, ku janë vënë në pranga ekspinentë të rëndëishëm të kësaj agjencie.