Grindja për pronën, qëllon me armë xhaxhain
12/01/2012 Shpëton mrekullisht 43-vjeçari, u largua me shpejtësi nga breshëria e kallashnikovit
Konflikti prej kohësh për një copë toke mes pronave të 2 protagonistëve
BERAT- Problemet e çështjeve të pronave për pak kanë shkaktuar një tragjedi në një fshat të rrethit të Beratit, ku nipi ka qëlluar me armë zjarri ndaj xhaxhait të tij, por për fat plumbat nuk e kanë prekur. Ngjarja e radhës ka ndodhur në fshatin Pobrat, të komunës Kutalli në rrethin e Beratit, ku pas një grindje për çështjen e pronave nipi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së xhaxhait të tij, ndërkohë që ky i fundit është ndodhur në oborrin e shtëpisë, por ka mundur të largohet me shpejtësi. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se mesnatën e djeshme është bërë arrestimi i M. Zyberit, 23 vjeç, banor i fshatit Pobrat. Sipas burimeve të policisë 23-vjeçari, i padënuar më parë akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë të xhaxhait të tij, Y. Zyberi, 43 vjeç. Ka qenë një informacion i mbërritur në organin blu që ka bërë me dije se në fshatin Pobrat një grindje e ndodhur mes familjarëve Zyberi ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Ekspertë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë nisur zbardhjen e saj. Nga hetimet e para dhe marrja në pyetje të dëshmitarëve është mësuar se shkak për konfliktin mes familjarëve Zyberi është bërë një pronë, tokë për të cilin nipi dhe xhaxhai kishin pretendimet se u përkiste. Një sipërfaqe toke prej disa metrash ndodhej në mes të tokave të xhaxhait dhe nipit të tij. Pas disa orësh uniformat blu arrestuan 23-vjeçarin. S. Gorrica