E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënonte farmacistet me thikë, arrestohet

Kërcënonte me thikë, foto arkiv

Arrestohet personi që kërcënonte shitësit e dyqaneve dhe farmacive me thikë për ti marrë lekë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se ka arrestua shtetasin Skerdilajd Godo, 34-vjeç.

Nën kërcënimin e një thike, ai prej kohësh ushtronte presion dhe kërcënonte shitëset, kryesisht në rrugën Don Bosko dhe Feri Xhajko në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga policia prej kohësh, pasi akuzohej për vjedhje.

Arrestimi u krye pas alarmit të dhënë nga një farmaciste, teksa kishte parë 34-vjeçarin të vinte pranë saj për ti kërkuar para.

Menjëherë ndërhynë forcat e Komisariatit Nr 3, duke i vënë prangat burrit, i cili kishte zgjedhur mënyrën e gabuar për të përfituar para. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›