E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa; Bosi i fajdeve, Vehbi Alimuça, kërkon lirim nga gjykata

Bosi i fajdeve, Vehbi Alimuça, i është drejtuar Gjykatës së Tiranë me një kërkesë për lirim. Kërkesa i ka rënë në short elektronik për shqyrtim gjyqtares Shefike Demiraj, e cila pas marrjes në dorë të kësaj kërkese në ditët në vazhdim do të caktojë dhe seancën e parë. Kjo kërkesë është depozituar dy ditë më parë, përkatësisht më 22.10.2008 dhe objekti i saj është lirimi i të burgosurit në bazë të nenit 478 të Kodit Penal. Disa muaj më parë, bosi i ish-firmës piramidale VEFA depozitoi një tjetër kërkesë për lirim nga burgu, në atë kohë për shkaqe shëndetësore. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjykata, pasi bazuar në ekspertizën e mjekëve, Alimuça nuk vuan nga ndonjë sëmundje e pakurueshme në spitalin e burgjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›