Xhufi: Ballafaqim urgjent për krizën ekonomike
03/03/2009 Opozita parlamentare kërkesë për mocion me debat për Kryeministrin
“Kjo iniciativë lind nga një qëndrim i papërgjegjshëm, krejtësisht injorues i qeverisë”
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi zyrtarisht një mocion për debat me Kryeministrin Berisha. Kështu, gjatë ditës së djeshme kreu i grupit parlamentar të kësaj partie Pëllumb Xhufi dorëzoi në protokollin e Kuvendit një kërkesë për një mocion të tillë mbi çështjet që lidhen me krizën dhe efektet e saj në Shqipëri, si dhe për masat eventuale që qeveria duhet të marrë. Një kërkesë e tillë është mirëpritur dhe nga Partia Socialiste, e cila përmes deklaratave publike ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale lidhur me këtë çështje. “Prej ditësh LSI-ja i ka bërë thirrje qeverisë dhe posaçërisht Kryeministrit Berisha të dalë parapara Parlamentit dhe përpara shqiptarëve për të bërë një raport të saktë mbi gjendjen ekonomiko-financiare në vend, mbi efektet e krizës globale në vendin tonë mbi masat që kjo qeveri mendon të marrë për ta përballuar atë. Për fat të keq, ne kemi ndeshur në një heshtje, në injorim të problemit nga ana e Kryeministrit”, - u shpreh Xhufi gjatë konferencës për shtyp. Nisur pikërisht nga ky qëndrim i qeverisë “Berisha”, LSI-ja dorëzoi në protokollin e Kuvendit një kërkesë të tillë. “Kjo iniciativë, e ngritur mbi një shqetësim real, lind nga një qëndrim i papërgjegjshëm, krejtësisht injorues i qeverisë dhe Kryeministrit ndaj asaj që ndodh sot në të gjithë botën e largme dhe afër Shqipërisë”, deklaroi ai. Ndërkohë, kreu i grupit parlamenntar “Emajta për Integrim” dha dhe arsyet se përse vjen një kërkesë e tillë. “Përtej çdo alarmi, sepse nuk është qëllimi ynë të ngremë alarme, efektet e krizës ndihen edhe në Shqipëri, ndihet në rënien e produktit të përgjithshëm bruto, që parashikohet të bjerë nga 6 në 3 për qind, ndihet në rënien e eksporteve, në rënien e remitancave që vijnë nga qytetarët shqiptarë që punojnë jashtë vendit, ndihet në rritjen e papunësisë, që godet në mënyrë tragjike shtresat më të pambrojtura të popullsisë, ndihet në uljen e masës së kreditimit nga bankat për bizneset, apo dhe në atë që e ndiejnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht se cilës shtresë i përkasin, edhe në rënien e lekut”, - vlerësoi Xhufi. Për LSI-në, kryeministri Berisha, i cili kur bëhet fjalë për mirë e konsideron Shqipërinë si një pjesë integrale të botës globale, kurse në të keq, siç është rasti i kësaj krize, e konsideron Shqipërinë si një ishull të lumtur që nuk ka lidhje aspak me atë që ndodh rreth e rrotull. Gjithashtu, Xhufi duke shprehur shqetësimin e kësaj partie theksoi se “duke hetuar lëvizjet e fundit ekonomike financiare që qeveria ka paralajmëruar të bëjë duam të kujtojmë që para disa ditësh FMN e ka paralajmëruar qeverinë “Berisha”, në mënyrë që të ardhurat të shpenzohen me efikasitet dhe ekskluzivisht në mbështetje të stabilizimit dhe të buxhetit të shtetit”. Për të fat të keq, si pas tij, qeveria Berisha, në vend që të rrisë rolin kontrollues dhe mbështetës të shtetit në këto situata, i është futur një politike privatizimi, ka privatizuar dhe asetet më të fundit që shteti zotëron në disa nga kompanitë më të rëndësishme private, dhe po bëhet gati të bëjë privatizime të tjera strategjike, duke i përdorur të ardhurat për qëllime demagogjike dhe për qëllime elektorale.
Kërkesa
“LSI ka kërkuar këtë ballafaqim urgjent me Qeverinë dhe me Kryeministrin, nga i cili në shpresojmë dhe jemi të sigurt se do të dalin të dhëna dhe një situatë shumë më tepër reale se sa ajo që na pikturon zoti Berisha dhe ministrat e tij mbi premisat e krizës, mbi efektet e krizës dhe mbi masat që duhen marrë për ta parandaluar atë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, lidhur me mocionin për debat me Berishën.
Qëndrimi
Partia Socialiste ka ngritur që herët shqetësimin e saj lidhur me faktin se vendi ynë nuk është i imunizuar nga kriza ekonomike. Sipas saj, qeveria vazhdon pasarelat demagogjike të çudive të ekonomisë shqiptare, duke injoruar shqetësimet e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve ekonomikë në vend për vështirësitë dhe rrisqet në rritje. Për këtë arsye, PS-ja mbështeti kërkesën e mocionit për debat me Kryeministrin.