E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, shpirti dhe truri i Edi Ramës

25-01-2012 / Gazeta 55

Kryetari i PS gjeti tek sulmi ndaj institucioneve zgjidhjen për dështimin politik në zgjedhje. Ai përdori për dhunën trashëgiminë e strukturave bolshevike, si dhe nomenklaturën e krijuar tek bashkia. Me tru, ai planifikoi përfitimin politik nga dhuna kundër shtetit, kurse me shpirt, ndërkohë që shpresoi të merrte kuptim funeralisti, antifamiljari, anarkisti dhe pinjolli i Bllokut që gjallon tek ai

Pak ditë pas një vjetorit të 21 janarit 2011 është konfirmuar se Edi Rama ishte shpirti dhe truri i atij sulmi mbi Kryeministrinë.
Janë arsyet dhe “asetet” që e provojnë “klasifikimin” e Edi Ramës në krye të 21 janarit 2011, si shpirti dhe truri i asaj ngjarje.
Arsyet lidhen me pamundësinë e tij për të fituar zgjedhjet në një garë të ndershme elektorale.
Ngjarjet e 21 janarit erdhën shumë kohë, pasi Edi Rama i kishte konsumuar të gjitha mundësitë demokratike dhe jodemokratike të protestave, në emër të pretekstit të “vjedhjes së zgjedhjeve të vitit 2009”. Gjithë periudha kohore para 21 janarit 2011, është e mbushur me protesta, të çdo lloji e natyre, nga ato normalet, sikurse protestat në rrugë e sheshe fshatrash e qytetesh, deri te bllokimi nëpërmjet shtrirjes në rrugë, deri edhe e deputeteve Arta dade apo Fidel Ylli..., apo..., apo..., edhe kampingu i me nder grevës së urisë në pjesën e bulevardit para godinës së Kryeministrisë..., mes erës së shurrës e qofteve që konsumonin “të ngujuarit”.
E gjithë kjo periudhë protestash, përveçse prodhonte tension artificial, nuk mbahet mend që Edi Rama të prodhonte ndonjë alternativë... Në fakt, ai alternativë nuk kishte prodhuar as para zgjedhjeve të vitit 2009.
Në këto kushte e rrethana, kur zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 po afronin dhe ai e kishte paralexuar, jo vetëm humbjen e bashkisë së Tiranës prej atij vetë, por edhe gjithë humbjen anë e kënd vendit, Edi Ramës i duhej një “aksion i fortë politik” për të mundësuar atë që nuk mund ta arrinte me votë. Për këtë, pasi dështoi politikisht me zgjedhjet..., kur edhe dështimi i radhës ishte në prag, planifikoi 21 janarin.
Për sa i përket “asteteve”, ato i kishte gati, vetëm i duhej ti rivinte në punë.
Në këtë pjesë i erdhi në ndihmë përdorimi i trashëgimisë së strukturave bolshevike.
Dhe jo vetëm kaq. Por edhe nomenklatura e krijuar te bashkia, ishte një pjesëz e konsiderueshme e këtij “aseti”.
Por përpos këtyre, Edi Rama “i kishte varur shpresat” te keqpërdorimi i aradhes së re të krimit ekonomik, që kërkonte ombrellë tek opozita. Kjo nuk ishte një pjesës e vogël e cila duhej shpërfillur. Sigurisht, kjo pjesëz e këtij “aseti”, as nuk përfaqësohet nga protestuesit ordinerë. Kjo pjesëz, e cila duhet pranuar se ishte më potentja dhe më aktivja, përfaqësohej nga deputetë që komunikonin në 21 janar, me elementë të veçantë të turmës, qoftë drejtë për drejtë, apo edhe qoftë SMS-ve të celularit.
Dhe mbi të gjithë këta ordinerë e deputetë të PS-së në 21 janar, qëndronte Edi Rama, e cili me tru planifikoi përfitimin politik nga dhuna kundër shtetit.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur erdhi puna te 21 janari 2011, ngjarjet e të cilës datë u vunë në zbatim me shpirt nga Edi Rama, pasi shpirti i funeralistit, shpirti i një jofamiljari, shpirti i një anarkisti, shpirti i një pinjolli Blloku, gjen zbatim veç te revolucioni bolshevik, me shpresën se do ti fshijë të kaluarën e dështuar

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›