"Kerkesa ne Hage nuk do te ndryshoje politiken perendimore"
Eksperte amerikane thone se miratimi i kerkeses se Serbise qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te jape opinionin e saj mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise perben fitore per diplomacine serbe. Por sipas tyre, kjo nuk do te ndryshoje politiken perendimore mbi njohjen e pavaresise se Kosoves. Miratimi nga ana e Kombeve te Bashkuara i kerkeses se qeverise serbe qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te jape opinionin e saj mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise ka ngjallur debat ne qarqet diplomatike dhe ligjore ketu ne Shtetet e Bashkuara. Prishtina zyrtare ka thene prerazi se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara kane perseritur jo rralle se statusi i Kosoves tashme eshte vendosur dhe nuk do te ndryshoje. Per me teper, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e quajten kerkesen e Beogradit si te panevojshme, te demshme dhe te pakuptimte. Ted Karpenter, nenpresident per politiken e jashtme dhe mbrojtjen ne Institututin Kato ne Uashington thote se miratimi i rezolutes perben nje fitore te qarte diplomatike dhe ligjore per Serbine. Por sipas tij, reagimi i disa diplomateve evropiane eshte shqetesues per palen serbe. "Paralajmerimet e ambasadorit britanik dhe atij francez ne OKB se Serbia po i rrezikon mundesite e veta per anetaresim ne Bashkimin Evropian nepermjet kesaj rezolute jane shume problematike per Beogradin. Tanime duket qarte se te pakten disa nga shtetet e Bashkimit Evropian do ta bejne njohjen e Kosoves kusht per hyrjen ne BE", deklaroi Karptner. Me njohjen e djeshme nga Maqedonia dhe Mali i Zi, arriti ne 50 numri i vendeve qe kane njohur pavaresine e Kosoves. Por, ndersa rezoluta konsiderohet si sukses diplomatik per Beogradin, sipas ekspertit Majkell O'Hanlon ne Institutin Brukings Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane nuk mund ta ndryshojne poziten e tyre per Kosoven. "Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do te humbnin shume nese rihapin ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Pas pushtimit rus te Gjeorgjise, besoj se ato nuk do te donin ne asnje menyre qe Rusia te mendonte se ajo ka forcen te ndryshoje drejtimin e politikave perendimore", deklaroi O'Hanlon