Media: Radha e Bosnjes per te njohur shtetin e ri
E perditshmja kroate "Jutarnji list" ne nje editorial te gjere shkruan, se perpos Malit te Zi dhe Maqedonise, edhe Bosnja nuk duhet te jete me peng i kercenimeve serbe per fqinjet e saj. Duke analizuar vendimin e Gjykates nderkombetare lidhur me iniciativen e Serbise per deklarim te saj lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves, gazeta ne fjale thekson se njohja e Kosoves nga Mali i Zi dhe Maqedonia eshte edhe nje beteje e humbur e Serbise. Me tej gazeta shkruan se tani Bosnja e ka radhen per ta njohur Kosoven dhe se ajo nuk ka kurrfare arsye per te pritur per nje hap te tille, e posacerisht, pasi qe Bosnja tashme e ka nenshkruar nje Marreveshje per asocim -stabilizim me BE. Duke potencuar kandidatet te cilet do te inicionin njohjen e Kosoves ne Parlamentin e Bosnjes, gazeta shkruan se kryeministri aktual i qeverise boshnjake, Nikola Shpiric, do te ishte njeriu me adekuat per nje hap te tille, duke cekur edhe perfaqesuesin e larte per BH, Miroslav Lajcak, i cili do te mund te ishte "kumbar" i kesaj iniciative. "Ky eshte momenti qe Sarajeva permes Prishtines, ta ze hapin per ne Evrope", perfundon e perditshmja e njohur kroate.