E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet presin 'fitoren' e Serbise ne GJND

Nje pjese e perfaqesuesve politike te komunitetit serb ne Kosove pret ngadalesimin e procesit te njohjes se Kosoves, perderisa Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te mos e thote mendimin e vet per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Sipas ketyre perfaqesuesve, edhe njohjet e Kosoves nga fqinjet nuk do t'i heqin dilemat e shume vendeve qe ta njohin Kosoven para se te merret mendimi i Gjykates se Hages. Milan Ivanovic, nje perfaqesues serb nga pjesa veriore, thote se vendet qe e kane njohur Kosoven e pavarur, do te bien ne nje situate te palakueshme kur Gjykata e Hages te jape mendimin e vet se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ishte ne harmoni me Ligjin Nderkombetar. Andaj, sipas tij, keto vende edhe mund ta terheqin vendimin e tyre per njohjen e Kosoves. "Per arsye se ketu behet fjale per separatizem, me qellim te cenimit te sovranitetit dhe integritetit territorial te nje shteti anetar te Kombeve te Bashkuara, mendoj se Gjykata e Hages te konstatoje shkelje te se Drejtes Nderkombetare", thote Ivanovic. Ndersa udheheqesit politike ne Prishtine thone se GND-ja vetem do te jape nje mendim keshilledhenes ne lidhje me pavaresine dhe nuk do te marre kurrfare vendimi. Perfaqesuesit serbe presin qe interpretimi i kesaj gjykate te ndikoj jo vetem ne procesin e njohjes, por edhe te vete pavaresise se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›