Viktima ne Gjorm me 3 plumba

24 vjeçari Marsel Paja, nga Fushe Mamurrasi i cili qe u gjet i vdekur te dielën ne një rruge dytësore ne fushe Gjorm te Kurbinit është vrare me arme zjarri. Ekspertiza mjekoligjore ka gjetur ne trupin e te riut 3 plage te shkaktuara me arme zjarri.
Ne vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë njolle gjaku, duke shtuar dyshimet se viktima do jete transportuar dhe hedhur ne kanal pasi është qëlluar me pare për vdekje.
Pranë trupit te viktimës u gjet edhe nje telefon celular ne gjendje pune, i cili u sekuestrua për te analizuar telefonatat e kryera 24 orët e fundit para se te gjendje i vdekur.
Policia ka ngritur dhe pistat e para te hetimit, ky kryesorja ka lidhje konfliktet e viktimës me familjen e gruas. Pista e dyte për policinë është ajo e ndonjë pazari te prishur me persona te tjerë.
Policia e Kurbinit ka shoqëruar 15 persona ne shoqëri dhe njohje me te riun Paja
24 vjeçari Marsel Paja ishte i martuar dhe me nje fëmijë dhe kishte vetëm një precedent penal atë te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.