Kërkesat për azil, u kujtuan edhe shqiptarët!

Por ngazëllimi duket se nuk ka zgjatur në vijimësi, pasi gati një vit pas këtij vendimi, shqiptarët po vërshojnë në drejtim të Belgjikës për të kërkuar azil.
Përballë kësaj situate, qeveria ka nisur të shfaqë sërish në disa televizione spote publicitare, ku u kërkohet qytetarëve që të respektojnë rregullat, pasi në të kundërt në rastin më pak të rëndë, është mos hyrja e tyre për 5 vite në të gjitha vendet e zonës Shengen dhe në rastin më të keq, mund të rikthehen sërish vizat për Shqipërinë.
Alarmi e dha edhe një ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Imigracionit dhe Azilit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, z. Freddy Rosemont, që mbërriti në Tiranë për këtë çështje, duke nënvizuar se në rast se vazhdon ritmi i kërkesave për azil mund të rikthen sërish vizat për qytetarët e Shqipërisë.
Por nëse numri i qytetarëve maqedonas dhe atyre serb që kërkojnë azil kryesisht në Belgjikë ka pësuar ulje gjatë muajve të fundit, me shqiptarët e Shqipërisë po ndodh e kundërta, ndryshe nga se ndodhi gjatë muajve të parë të heqjes së vizave. Kërkesat më të mëdha për azil janë bërë gjatë muajit gusht të këtij viti kur u paraqitën 44 kërkesa, ndërsa gjatë muajin tetor, ku numër u rrit në mënyrë drastike me 240 kërkesa, kryesisht nga zonat e Shkodrës, ku kishin “zbuluar” edhe arsyen, ajo për shkak të gjakmarrjejes.
Sipas zyrtarit belg, nëse “ky trend do të vazhdojë me këtë ritëm, mendojmë që ky muaj do të mbyllet me 300-400 azilkërkues nga Shqipëria”. Belgjika e ka bërë të qartë tashmë se nuk do të pranohet asnjë kërkesë për azil, ndaj qytetarët shqiptarë e kanë të kotë të ndërmarrin një udhëtim gjer atje, duke shpenzuar para e madje duke humbur edhe të drejtën për hyrë në vendet e BE-së për pesë vitet e ardhshme. /S.Ll/Start/
2011-10-19 10:10