Tropojë, shpërthimi eksplozivi në një automjet

Zëdhënësja e policisë së Qarkut të Kukësit, Suada Sula, bëri me dije se një sasi lëndë shpërthyese është vendosur në një automjet, duke shkaktuar dëme.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Sipas policisë, automjeti kamionçinë tip Volzvagen me targa të Kosovës, i përket shtetasit Fatjon Lulash Marku, 23-vjeç, banues në këtë fshat. Makina ndodhej e parkuar rreth 40 metra larg banesës ë këtij shtetasi në momentin e shpërthimit.
Personi ose personat që kanë vënë lëndën plasëse janë ende të paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ekspertë gjenierë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku po punohet për zbardhjen e rrethanave. /Start/
2011-10-19 11:37