Kërkesë gjykatës për bllokim të ligjit
09/06/2009 Ligji i miratuar nga qeveria për procedurën e llogaritjes së pensioneve të ish –ushtarakëve
Shoqata del kundër skemës së përcaktuar, shtohen të pakënaqurit me përmbajtjen e ligjit
Llogaritja e pensioneve për ish-ushtarakët e liruar në rezervë sipas ligjit të ri të miratuar së fundi do të kalojë sërish për rishqyrtim në rrugët gjyqësore. Vendimi tashmë është marrë nga përfaqësia e ushtarakëve, të cilët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për bllokimin e këtij ligji, i cili është etiketuar si varianti më cenues dhe më i keqi i hartuar ndonjëherë. Në një prononcim për gazetën “Metropol” kreu i Shoqatës së Ushtarakëve, Medi Bogaçe, ka pohuar se brenda kësaj jave do të zyrtarizohet shkresa që do të depozitohet në organet gjyqësore, ku do të atakohet sërish ligji, për shkak të problemeve dhe diskriminimeve të shumta që ai përmban. Pavarësisht shqetësimit të ngritur nga përfaqësia e shoqatës, bazuar në afatet ligjore, ligji tashmë i miratuar pritet të hyjë në fuqi brenda muajit, gjë që është kundërshtuar me forcë nga ushtarakët (çka nënkupton mostërheqejn e rillogaritjeve të reja deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër nga organet gjyqësore).
Problemet
“Nuk pajtohemi me variantin e ri, pasi nuk përmirëson aspak situatën e ushtarakëve, ndryshe nga sa është deklaruar vazhdimisht. Ndërkohë që ka dalë dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka shfuqizuar më 2007-n nene të një ligji tjetër, që krahasuar me variantin e miratuar disa javë më parë ishte disa herë më i mirë”, - ka deklaruar Bogaçe. Sipas tij, rrjedhimisht do të procedohet sërish me atakim gjyqësor, veçse kësaj radhe pohohet të ketë më shumë përfaqësi, që do t’i bashkohen ankesës kundër efekteve që do të sjellë zbatimi i këtij ligji. “Pasi kemi shqyrtuar një për një nenet e këtij ligji, kemi vënë re se nga pikëpamja ligjore cenon rëndë ushtarakët dhe përfitimet që rrjedhin prej zbatimit të tij. Ndonëse ligji është kaluar edhe nga Presidenti, jemi në afatet e duhura për të bërë ankesën në gjykatë. Besoj se brenda kësaj jave ne do të depozitojmë shkresën përkatëse pranë këtij organi. Megjithatë, kësaj radhe do të ketë më shumë përfaqësi, që do të kërkojnë ndihmën e gjykatës, duke përfshirë dhe kategoritë e tjera të forcave ushtarake që përfshin ky ligj. Këto të fundit kanë pakënaqësitë e tyre dhe në mënyrë kolektive, ose të grupuara brenda javës do të depozitojmë shkresat me problemet përkatëse që sjell zbatimi i ligjit për secilën palë”, - ka përfunduar Bogaçe.
Kategoritë
Konkretisht, projektligji përfshin sigurimin shoqëror sumplementar për ushtarakët e forcave të armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informative të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë. Sipas kreut të shoqatës, nuk do të ndërmerret asnjë veprim tjetër derisa të dalë konkluzioni i radhës nga shqyrtimi i kërkesës në Gjykatë.
Nenet problematike
Sipas Bogaçes, problemet që sjell ligji janë të shumta, kjo jo vetëm sepse shkel vendimin e formës së prerë që është dhënë dy vjet më parë nga Gjykata Kushtetuese, por sjell dhe eliminimin e gradave, duke vendosur shenjën e barazisë ndërmjet shumë grupeve. Shkeljet në përmbajtje të këtij ligji, sipas shoqatës, konsistojnë në ndryshimin e skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. “Duke parë nenet që bëjnë pjesë në këtë projekt të ri, themi me plot bindjen se është drafti më i keq i hartuar ndonjëherë. Shkak për këtë bëhet ndryshimi i skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritjen), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Fatkeqësisht, ky ligj prek edhe ata që janë në detyrë tani, pasi sjell uljen e masës së pensionit, çka ndikon në demotivimin e tyre.”
Skema e përfitimit
Sipas të dhënave të deklaruara, pohohet se rreth 9985 persona do të përfitojnë aktualisht nga zbatimi i këtij ligji, nëse do të hyjë në fuqi ashtu siç është deklaruar. Sipas detajimeve të bëra, rezulton se nga këta përfitues 9602 janë ushtarakë dhe 382 janë ish-policë. Ndërsa buxheti që do të shpenzojë qeveria për sigurimin e kësaj shtrese mendohet të arrijë në rreth 840 milionë lekë në vit. Sipas ndryshimeve të bëra në varantin e ri të miratuar pohohet se ka ndryshuar skema e pensioneve suplementare të pleqërisë. Nëse në ligjet e aprovuara më parë ka pasur një skemë vjetërsie të përcaktuar që me 15 vjet shërbim merrje 40 për qind të pagës, ligji i miratuar së fundi e ka përcaktuar se çdo vit do të jepet vetëm një për qind. Kështu, nëse një individ ka rreth 20 vjet do të trajtohet me 20 për qind të pagës, por jo më shumë se 50 për qind, çka është shumë cenuese, duke përsëritur në thelb të njëjtën gjë të rrëzuar edhe nga organet gjyqësore më parë”, - shprehen ushtarakët.