Testet diferencohen sipas profilit të shkollës
08/06/2009 Hartohen 7 variante testesh për në ditën e provimit
Shkalla e vështirësisë së pyetjeve në raportet 2:2:1, duke filluar prej nivelit minimal
Teza e provimit të matematikës, që do të zhvillohet më 11 qershor, nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë maturantët që u nënshtrohen konkurrimeve për në universitet nëpërmjet Maturës Shtetërore 2009. Hartuesit e testeve kanë pohuar se do të jenë rreth 7 variante të ndryshme testesh që do të shpërndahen në ditën e provimit për të gjitha rrethet, ndërsa përmbajtja e pyetjeve do të klasifikohet në varësi të profilit të shkollës së mesme që nxënësi ka kryer. Përkundrejt këtij fakti është përcaktuar se 60 për qind e tezës së provimit do të jetë nga temat tashmë të shpërndara në programet orientuese për lëndët e provimit. Për këtë vit në total pohohet të jenë rreth 40 mijë aplikime të regjistruara për dhënien e provimeve të detyruara.
Temat
Profili i shkollës së mesme do të specifikojë dhe llojin e testit që maturanti do të plotësojë në ditën e provimit. Po në varësi të profilit është detajuar dhe shkalla e vështirësisë së pyetjeve. Bazuar në skemën hartuese për çdo linjë të përmbajtjes, do të përfshihen kërkesat e tri niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal). Pyetjet e testit do të jenë dy llojesh:me zgjedhje të shumëfishtë dhe me shtjellim të argumentuar. Me mbylljen e këtij provimi, rregullorja për 2009-n përcakton se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje
Studimet e larta
Pas zhvillimit të dy provimeve të detyruara inicion periudha e përgatitjes përfundimtare për studimet e larta. Fillimisht maturantët duhet të njihen me rezultatet e dy provimeve të dhëna, të krijojnë vetë një ide se sa pikë mund të mbledhin dhe vetëm më pas të bëjnë renditjen e degëve se ku duan të studiojnë. Kjo në mënyrë që të kenë hartuar vetë një renditje së bashku me pikët e mundshme për t’u shpallur fitues (këto të fundit mund të krahasohen me pragun minimal të pranuar gjatë vitit të shkuar e në këtë formë maturanti mund të nxjerr vetë idenë e tij se ku mund të shpallet fitues). Megjithatë, maturantët që kanë hyrë në provimet e këtij viti me rezultate të mbartura nga vitet e shkuara duhet të dinë se në procesin e llogaritjes do të merren parasysh koeficientet e vjetër. Kështu, nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën.
Përmbajtja e pyetjeve të testit përfundimtar
Linja Pesha
Numri 14%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 20%
Funksioni 18%
Figurat gjeometrike 24%
Matjet 16%
Drejtimi natyror
Linja Pesha
Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 6%
Ekuacionet 12%
Funksioni 8 %
Njehsimi diferencial e integral 18%
Figurat gjeometrike 22%
Matjet 16%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 6%
Shkollat e mesme të profilizuara
Drejtimi i përgjithshëm
Linja Pesha
Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 12%
Funksioni
A. Studimi elementar 8 %
B. Njehsimi diferencial e integral 18%
Figurat gjeometrike 20%
Matjet 16%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 6%
Drejtimi shoqëror
Linja Pesha
Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 16%
Funksioni
A. Studimi elementar 10 %
B. Njehsimi diferencial e integral 16%
Figurat gjeometrike 20%
Matjet 14%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 4%
Shkolla e gjuhëve të huaja
Linja Pesha
Numri 12%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 20%
Funksioni 20%
Figurat gjeometrike 24%
Matjet 16%
Shkolla e mesme pedagogjike, profesionale 3+2-vjeçare + gjimnazi me kohë të shkurtuar Linja Pesha
Numri 10%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 14%
Funksioni
A. Studimi elementar 8 %
B. Njehsimi diferencial e integral 16%
Figurat gjeometrike 22%
Matjet 14%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 4%
Shkolla e mesme teknike 5-vjeçare
Linja Pesha
Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 7%
Ekuacionet 13%