E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten për dyshimin e tradhtisë së gruas

09/06/2009  Bodigardi i togës së shoqërimit i jep fund vetes, dyshonte se e shoqja e tradhtonte

TIRANE- I ka marrë pistoletën shokut dhe më pas ka vrarë veten në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fushës “Misto Mame” Kombinat, ku shtetasi 35-vjeçar Anton Lleshi në kushte depresive i ka dhënë fund jetës së tij, me pistoletën që ja kishte marrë një shokut të tij, që punonte si bodigard pranë togës së shoqërimin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se prej kohësh viktima nga fshati Kryezi i Pukës vuante psikologjikisht, pasi kishte mësuar se bashkëshortja e tij e tradhtonte me persona të tjerë. Në pamundësi për të ruajtur nderin e familjes si dhe për të përballur turpin, paraditen e djeshme rreth orës 09:00 Anton Lleshi ka qëlluar me një pistolete tip “TT”në drejtim të trupin të tij. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës thanë se viktima ka marrë një plagë në kokë, gjë e cila i ka sjellë vdekjen e menjëhershme, pasi plumbi i kishte përshkuar trurin. Menjëherë pas kësaj ngjarje kanë qenë familjarët e viktimës që ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë, efektivët e kësaj të fundit pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shkaku, hetimet

Specialistë nga policia dhe pPokuroria e Tiranës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, duke pyetur fillimisht të afërmit e 35-vjeçarit Anton Lleshi si dhe personat që ai shoqërohej përditë. Nga deklarimet e tyre specialistët e seksionit kundër jetës dhe shëndetit kanë mësuar se prej kohësh viktima vuante nga xhelozia e bashkëshortes, pasi kjo e fundit e tradhtonte. Nisur nga kjo situatë grupi hetimor i kësaj çështjeje ka dalë në përfundimin se vetëvrasjen viktima e ka kryer në kushtet e depresionit psikik, pasi në pamundësi për të ruajtur nderin e familjes, ai ka zgjedhur t’i japë fund jetës me një pistoletë. Ndërkaq në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit së bashku me një karikator që mbante 6 fishekë si dhe një gëzhojë. Nga këqyrja e numrit që ju bë pistoletës tip “TT” rezultoi se ajo i përket një bodigardi, i cili punon pranë togës së shoqërimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda Tiranë. Menjëherë pas këtij konstatimi grupi hetimor ka shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë bodigardin, emri i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet i ditur. Mësohet se përpara grupit hetimor ai ka pohuar se me viktimën Anton Lleshi kishte lidhje shoqërore të ngushta. Ndërkohë që për praninë e pistoletës së tij në dhomën e viktimës, gardiani është përgjigjur se nuk dinte asnjë gjë se si kishte mundur që viktima t’ia merrte në fshehtësi armën e shërbimit. Pas dhënies së deklarimeve anëtari i togës së shoqërimeve është lënë përsëri i lirë nga uniformat blu.

I mori armën shokut në fshehtësi e qëlloi veten

Bodigardi me depresion e dyshim tradhtie

TIRANE- Mos përballimi i turpit që i vinte nga tradhtia e bashkëshortes së tij, ka bërë që 35-vjeçari Anton Lleshi gjatë javës që kaloi, të thurë në mendje planin për vetëvrasje. Për të vënë në zbatim planin e tij, viktima ka takuar mbrëmjen e ditës së diel një shok që punon si bodigard pranë togës së shoqërimeve në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Duke pasur si qëllim vënien në zbatim të planit për vetëvrasje, 35-vjeçari nga fshati Kryezi i Pukës ka mundur t’ia marrë në fshehtësi armën dhe më pas është larguar nga shoqëria e mikut të tij. Mirëpo ky i fundit kur ka vënë re mungesën e armës së shërbimit ka lajmëruar menjëherë eprorët e tij, duke i vënë në dijen se persona të panjohur ja kishin vjedhur pistoletën. Përgjatë gjithë natës anëtari i togave të shoqërimit ka ngritur dyshimet e tij se cili prej personave që ishte shoqëruar gjatë ditës mund t’ia kishte marrë armën, por asnjëherë nuk kishte dyshuar se arma e tij ndodhej në dorës Anton Lleshit. Vetëm paraditen e djeshme ai ka mësuar se me armën e tij, është kryer një vetëvrasje dhe ky ka qenë pikërisht shoku i tij Anton Lleshi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›