E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident 55-vjeçarja

Një 55-vjeçare humb jetën në një aksident rrugor. Mjeti aksidentues largohet nga vendi i ngjarjes. Gruaja kishte ardhur prej disa vitesh nga Puka, për të jetuar në Durrës me familjen, por ka gjetur vdekjen nga qarkullimi kaotik që karakterizon qytetet e mëdha. Mbrëmjen e së premtes, në zonën informale të ish-kënetës, pranë mbikalimit, Fatmira Koçi, 55 vjeçe, lindur në Pukë dhe banuese në Kënetë, ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga një automjet i paidentifikuar, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. E aksidentuara është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, po nuk ka arritur të jetojë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›