Berisha: Prioritet mosfutja e ekonomisë në recension

Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se synim kryesor mbetet që ekonomia të mos përfshihet në recension.
“Ka dy tregues që dëshmojnë për vitalitetin, dinamizmin, progresin e ekonomisë shqiptare. Një nga këta tregues dëshmon se 4 muajt e parë të vitit, investimet e huaja në Shqipëri u rritën me mbi 20 % krahasuar me 4 muajt e parë të vitit të shkuar. Rritja e investimeve në vend përbën një nga lajmet më pozitive, përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme. Është dëshmi e rritjes së besimit tek Shqipëria dhe ekonomia e saj, dëshmi e krijimit të një klime miqësore ndaj biznesit, e konsolidimit të garancive ligjore që kërkohen që projektet e huaja të zhvillohen në Shqipëri", tha Berisha.
Por, vijoi Kryeministri, mbi të gjitha është tregues i një punësimi në rritje të shqiptarëve. "Me fluksin në rritje të investimeve të huaja është tërësisht e sigurt se rritet në mënyrë proporcionale dhe të ndjeshme punësimi për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha. Kryeministri bëri të ditur se "sipas qendrës kombëtare të licencave dhe lejeve 4 mujori i parë i këtij viti pati një shtim prej 420 biznesesh të reja të licencuara, vendi dhe të huaja. Pra pati një shtim të ndjeshëm të sipërmarrjes së lirë". Analistët, u shpreh Berisha, "preferojnë ta lidhin këtë me kthimin e emigrantëve. Nuk përjashtohet mundësia që bizneset nga vendet fqinje të transferohen në Shqipëri, por e rëndësishme është se këto biznese transferohen dhe hapen në Shqipërim sepse këtu ka një klimë miqësore ndaj biznesit, ndaj dhe janë të mirëpritur. Jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit të tyre".
"Një vlerësim i ditëve të fundit që iu bë ekonomisë shqiptare u shpreh për stabilitet të saj. Ndërkohë që ky stabilitet është i pakët në shumicën e ekonomive të tjera", tha Berisha. Duke iu drejtuar ministrave, Kreu i Qeverisë theksoi se "në agjendën tonë ka qenë dhe do të mbetet ekonomia dhe reformat e saj, liria ekonomike dhe zgjerimi i saj, kushtet, objektivat më kryesorë të veprimtarisë sonë. Ndaj ju ftoj të shqyrtojmë me seriozitetin më të madh në fushën ku ne operojmë se çfarë masash të reja do të marrim për të zgjeruar më tej lirinë ekonomike, për të konsoliduar më tej liritë ekonomike, çfarë do të bëjmë që pasuritë e mëdha të këtij vendi të shndërrohen në vlera për qytetarët shqiptarë"? /Start/
2012-06-20 12:24