Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat

Arrestim, foto arkiv
Policia e Beratit ka arrestuar një person, i cili kërkohej në Itali për vrasje të 2-fishtë.
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e 38-vjeçarit, Aleksandër Agaçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 22 vjet burg për vrasje të dyfishtë.
Materialet procedurale në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Beratit, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
/E.L/