Arrestohet emigranti shqiptar që grabiste banesa
Autori i Lajmit: red.
Policia greke ka vënë në pranga një të ri shqiptar i cili ishte kthyer në tmerrin e banesave të zonës ku jetonte. Policia ka prangosur dje të riun, i cili dyshohet si autor i disa grabitjeve. Policia nisi një hetim për 20-vjeçarin shqiptar, pas dyshimeve për aktivitetin e tij të paligjshëm. Ajo zbuloi se i riu kishte marrë një urdhër dëbimi nga Greqia që ishte firmosur nga kryetari i bashkisë së Rodhopisë, pas një vendimi gjykate për shkelje të rregullave të qëndrimit në vendin fqinjë. Edhe ky vendim, nuk e kishte penguar të riun shqiptar që të vazhdonte jetën në Greqi, madje duke e shkelur ligjin edhe ca më shumë, duke plaçkitur. Por kjo nuk ka zgjatur shumë, sepse mëngjesin e së Dielës, 20-vjeçari është kapur në befasi në Kalisti. Policia tha se e kishte prej disa ditësh nën vëzhgim 20-vjeçarin. Nga hetimi dhe provat e mbledhura, policia tha se provoi implikimin direkt të 20-vjeçarit shqiptar në vjedhjen e disa makinave, kryesisht prodhime të viteve të fundit, të markave “Alfa Romeo”, “Opel”, “Fiat”, etj.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009