Mbyten babë e bijë, në gjendje të rëndë djali dhe nëna
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Vlorë
Brënda pak ditëve është shënuar tragjedia e dytë në plazhet shqiptare. Pas mbytjes së dy personave, pak ditë më parë në plazhin e Durrësit, një tjetër ngjarje po aq tragjike është shënuar në palzhin e Vlorës. Një familje nga Fieri kishte shkuar për pushime në plazhin e PishPoros për të pushuar, por deti i trazuar dhe dallgët e larta të detit Jon janë kthyer në fundin tragjik të dy pjestarëve të kësaj familje. At e bijë kanë mbetur të mbytyr në detin e trazuar ndërkaq edhe dy pjestarët e tjerë të familjes gruaja 37-vjeçare dhe djali 12 vjeçar ndodhen në spital në gjëndje të rëndë. Ngjarja i mori jetën 40-vjeçarit Kudret Çepele dhe vajzës së tij 15-vjeçare Erisona, ndërkohë që në spital për shkak të lëndimeve përfunduan dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kudret Çepele lindur në fshatin Bishan, komuna Novoselë dhe me banim në Fier, së bashku me të shoqen, djalin dhe vajzën e tyre, kanë shkuar të kalojnë të dielën në plazhin te vendi i quajtur “Delisuf”. Ata e kanë nisur plazhin herët edhe pse deti kishte qenë i trazuar dhe jo fort i përshtatshëm për argëtimin e fëmijëve.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi në pak minuta kur dy fëmijët e familjes Çepele ishin futur në det dhe po luanin me njeri-tjetrin. Ka qenë ora 10.30 kur Erisona dhe vëllai i saj 12 vjeçar, ishin duke u larë në det, kurse dy prindërit e tyre po qëndronin në çadër.
Në një moment, dallgët kanë rrëmbyer fëmijët. Skena është parë nga babai 40 vjeçar Kudreti dhe bashkëshortja e tij 37 vjeçare dhe menjëherë, ata kanë rendur të shpëtojnë fëmijët. Kudreti, ka arritur të nxjerrë në breg të birin 12 vjeçar dhe pasi e la të sigurt në rërë, rendi sërish në det për të marrë të bijën të cilën po tentonte ta shpëtonte e ëma. Por dallgët kanë qenë fatale sepse ato kanë rrëmbyer fatalisht babë e bijë ndërsa i pari përpiqej të shpëtonte fëmijën e tij dhe jeta e tyre u shua, pa mundur dot të ndihmohen nga askush. Në det janë futur shumë plazhistë, pushues të rastit dhe ata kanë arritur të nxjerrin nga deti nënën 37 vjeçare që humbi në det të shoqin dhe vajzën, por në gjendje koma.
Policia
Pas nxjerrjes në breg të 37-vjeçares, plazhistët e tjerë kanë njoftuar policinë. Mbërritja e policisë, ka qenë vetëm një formalitet. Ata, së bashku me mjekun ligjor, kanë nxjerrë trupat dhe kanë konfirmuar vdekjen e at e bijë, nga mbytja si pasojë e përfshirjes nga dallgët. Ndërkohë, në gjendje kritike për jetën, është dërguar në spital 37-vjeçarja e cila sipas mjekëve ka pësuar dëmtime të rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e përfshirjes nga dallgët. Gjithashtu në gjendje serioze gjendet në spital, djali 12 vjeçar, por mjekët thanë se aktualisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i dytë i një tragjedie të tillë brenda një jave. Pak ditë më parë dy persona janë mbytur në plazhin e Durrësit. Ku u mbyt një 16-vjeçar teksa u fut për të shpëtuar nga mbytja xhaxhain e tij. Por dallgët kanë qenë fatale për të dy pasi, vetëm pas mbërritjes së polumbarëve u arrit nxjerrja e trupave të tyre të pajet. Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gjallë një i mitur i cili rendi në det drejt të atit që po mbytej, por që u ndihmua nga plazhistët e tjerë të dilte në breg pa u përpirë edhe ai nga dallgët.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009