Ballsh, punëtorët e ARMO-s, në protestë
Ballsh- Mbi 100 punëtorë, shumica gra kanë protestuar sot paradite para zyrave të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Shkaku i kësaj proteste ishte përfshirja ne listën e asistencës të 188 specialisteve të kësaj uzine, për shkak të reformave në kompaninë ARMO.
Sipas tyre dalja në asistence është bërë mbi bazën e një kriteri antidemokratik, duke përjashtuar nga puna, një numër të konsiderueshëm femrtash, që prej vitesh kanë punuar në këtë uzinë.
Sipas tyre punonjësit e nxjerrë në asistencë kanë mbi 20 vjet që punojmë ne industrinë e përpunimit te të naftës në Ballsh.
Së fundi, 100 punonjësitqë janë përfshirë ne listën e asistencës i kanë dërguar një kërkesë- publike kreut të Kuvendit, Jozefina Topallit, kryeministrit, Avokatit të Popullit etj ku shprehin indinjatën lidhur me ndarjen diskriminueseqë po bëhet.
“Me pushimin nga puna ata kanë bërë një diskriminim me thirrjen o burri o gruaja në punë”- kanë thënë protestuesit.
Vetëm pak ditë më parë përfaqësuesit e kompanisë kanë garantuar se të gjithë punëtorët e pushuar nga puna do të merren në punë, duke i qetësuar në këtë mënyrë ata që kanë dalë tashmë në asistencë.