Kërkohej prej 13 vitesh në Itali, arrestohet në Vlorë

Operacioni i koduar “Kujtesa”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Arben Isufi, 51-vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi në ngarkim të tij nga Gjykata Penale e Reggio Calabria Itali është lëshuar Urdhër-Arresti Ndërkombëtar më datë 10.07.1999.
Ky shtetas dyshohet se ka drejtuar një organizatë kriminale me anëtarë shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin e narkotikëve dhe qenieve njerëzore në drejtim të Italisë në vitin 1998. Ky shtetas pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij për në Itali.
2012-04-23 14:22