E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa për të rinjtë romë

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes kësaj Ministrie dhe shtatë universiteteve private për ‘Përfshirjen e të Rinjve Rom në Sistemin Universitar’.

“Gjendja e Romëve cilësohet si tepër shqetësuese edhe nga komuniteti evropian, ku BE vlerëson se 50-80% e fëmijëve romë në Evropë nuk arrijnë të përfundojnë as arsimin fillor, u shpreh Ministri Ksera, situatë kjo që ka bërë që Evropa ta kthejë vëmendjen ndaj këtij komuniteti”.

Marrëveshja e nënshkruar sot është iniciativë e Ministrisë së Punës dhe vjen  në kuadër të zbatimit të objektivave të Qeverisë si dhe politikave evropiane për integrimin e komunitetit Rom. Ministri vlerësoi se, “Marrëveshja është një arritje e veçantë, pasi tregon se politikat tona nuk synojnë vetëm alfabetizimin e fëmijëve rom, por rritjen e përpjekjeve që ata të integrohen në të gjitha nivelet e arsimit, që nga parashkollori deri tek arsimi i lartë”.

“Falë Marrëveshjes së Bashkëpunimit ‘Përfshirja e të Rinjve Rom në Sistemin Universitar’ të firmosur sot dhe masave të marra nga Qeveria shqiptare, këtë vit arsimor ulen për herë të parë në bankat e arsimit universitar publik dhe privat rreth 40 të rinj romë”, u shpreh Ministri. Ksera siguroi që në vitet në vazhdim ky numër do të vijë në rritje dhe po ashtu në rritje do të vijë edhe numri i të rinjve Romë që me përfundimin e studimeve universitare dhe pas-universitare do të integrohen në tregun e punës.

Përfaqësuesit e Universiteteve vlerësuan si mjaft pozitiv nisjen bashkëpunimit me Ministrinë e Punës dhe shprehën gatishmërinë e tyre që t’u ofrojnë mundësi për ndjekjen e arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar nëpërmjet bursave edhe të rinjve jetimë apo nga grupe të tjera në nevojë. 

Ministri Ksera dhe përfaqësuesit e universiteteve nënshkruan Marrvëshjen që do të mundësojë ofrimin e bursave për të rinjtë romë me probleme social-ekonomike. “Jemi të vendosur që t’i mbështesin grupet e caktuara jo vetëm me politika, por edhe t’u ofrojmë individëve që vijnë nga grupet vulnerabël mundësi punësimi në administratë, ndaj ftoj shoqatat rome që të përzgjedhin dhe të propozojnë emrin e një të riu ose të reje nga ky komunitet për të filluar punë në Sekretariatin Teknik të Romëve, në Ministrinë e Punës”, deklaroi Ministri Ksera ne mbyllje te aktivitetit. /Start/

                                                                                             2011-11-04 14:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›