E Diel, 1 Nëntor 2026

Përafrimi i legjislacionit të punës me atë ndërkombëtar

 Ata ndodhen në Tiranë për të prezantuar Studimin rreth nivelit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar të punës me legjislacionin evropian dhe konventat e ILO.

Vizita e ekspertëve të Zyrës së ILO është përgjigje ndaj kërkesës bërë nga Ministria e Punës, në kuadër të procesit të rishikimit dhe përmirësimit të Kodit të Punës.

Ministri Ksera i njohu ekspertët me procesin në të cilin ndodhet rishikimi i legjislacionit të punës, duke theksuar se tashmë ekziston një draft-projekt, i cili ka pritur miratimin në Parlament, por që për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, ende  nuk është miratuar. Ministri i Punës u shpreh se përmirësimi i legjislacionit të punës, përputhjes së tij me legjislacionin ndërkombëtar, është prioritet i Ministrisë dhe rekomandim i Raport –Progresit të BE.

Në kuadër të vizitës së ekspretëve të Zyrës së ILO në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në datat 3 dhe 4 nëntor 2001 u zhvilluan takime mes ekspretëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve mbi rishikimin e legjislacionit shqiptar të punës.
Në këto takime u analizua përputhshëria e legjislacionit të punës (Kodit të Punës) me legjislacionin përkatës të BE (acquis communautaire) dhe standardet ndërkombëtare të Punës.

Në këto takime u vlerësua fryma bashkëpunimi midis Qeverisë, Sindikatave dhe Organizatve të Punëdhënësve, e cila pritet të finalizohet në hartimin e një Kodi Pune në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Start/

                                                                                             2011-11-04 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›