E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Spanja i dënuari me burgim përjetë

Interpol Tirana bëri me dije se u ekstradua nga Madridi shtetasi Perikli Kule, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit më datë 08.07.1999, e ka dënuar shtetasin me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

 Shtetasi Kule, më datë 08.02.1998, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë në Libofshë të Fierit, shtetasin Vlash Dece dhe më pas e ka fshehur kufomën në kodrat e Ardenicës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Spanjë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-04 15:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›