E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiqet, pranga "Landit" te Shijakut

Durres- Edhe pse emri i tij lakohej qe prej vitit 2002 ne mediat italiane, dhe me pas ne Shqiperi, arrestimi eshte kryer vetem mbremjen e se merkures ne nje nga lokalet e kryeqytetit, teksa pinte kafe ne shoqerine e tij. Emiliano Keci, 28-vjecari nga Shijaku, eshte prangosur pas nje operacioni te bujshem te bluve te Durresit dhe Tiranes, ndersa per te, ishte postuar nje urdher-arresti ne prokurori nga drejtesia italiane e Pisas. Njeriu qe njihej me pseudonimin "Landi" ne vendin fqinj, eshte lakuar si miku i presidentit te "Shijak TV", Gezim Ismaili, i cili u ndalua disa vjet me pare dhe me pas u lirua nga policia italiane. Emri i Kecit dilte ne pergjimet telefonike dhe biseden me Ismailin, ndersa me pas u zhvillua edhe nje proces gjyqesor. Perfundimi ka qene denimi i 28-vjecarit nga Shijaku, ne vitin 2008 me 9 vjet burg per trafik droge dhe prostitucion. Burime zyrtare te Policise se Durresit, konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe deklaruan se do te nisin procedurat per ndonje ekstradim te mundshem. Keci ka qene ne kerkim qe prej kater vitesh dhe figuronte ne listen e personave te shumekerkuar. I denuari, banues ne lagjen "Popullore", nuk e ka pritur operacionin e kryer rreth mesnates nga agjentet speciale. "Emiliano Keci ishte shpallur ne kerkim, me vendim te dates 15 prill 2005, te marre ne mungese nga gjykata e Pisas ne Itali, ku eshte denuar me nente vjet e gjashte muaj dhe 27 dite heqje lirie, pasi akuzohet per ezaurimin e veprave penale te trafikim te 'lendeve narkotike' si dhe 'favorizim per shfrytezim prostitucioni'", deklaroi Policia e Durresit. Vetem ne muajin shtator te vitit 2008, ky vendim mberriti ne Gjykaten e Durresit, ku dhe keta te fundit e shpallen person ne kerkim. Ndersa pas shume jave kerkimesh, arrestimi i 28-vjecarit u be i mundur ne nje lokal ne rrugen "Myslim Shyri" ne Tirane, nen shoqerine e nje personi tjeter. Aktualisht 28-vjecari ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Durresit, ne pritje te transferimit ne burg, ku dhe do te vuaje denimin, ose me pas do te ekstradohet.

Gjykata e Durresit njohu vendimin e Pisas, ne 2007

Vendimi i homologeve te Pisas ne Itali, eshte njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin numer.562, te dates 6 nentor 2007, duke i konvertuar masen e denimit me 9 vjet e 6 muaj e 27 dite burg. Komisariati i Policise Durres, ka bere shpalljen ne kerkim per kete shtetas me 12 shtator te vitit 2008. Burime nga Policia e Qarkut Durres bejne te ditur se Emiliano Keci, prej nje periudhe relativisht te gjate, ishte nen vezhgimin e sherbimeve te policise, deri ne oret e pasdites se te merkures, ku ne saje te nje pune intensive te mireorganizuar nga ana e seksionit te Kerkimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut, u be e mundur dhe kapja e tij ne kryeqytet, ku fshihej prej disa muajsh.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›