E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet 3 here burg perjete per Aldo Baren

Episodi kriminal ndaj rivalit Tur Daja prokuroria e akuzon vetem per Vrasje ne tentative jo ne kuader te organizates kriminale

Me ne fund gjykata i jep fund shqyrtimit gjyqesor per nje nga dosjet me te bujshme kriminale ku i akuzuar per 11 vepra penale nga organi i akuzes eshte kerkuar burgim perjete per kapon e Bandes se Lushnjes Alfred Shkurti ose ndryshe i njohur si Aldo Bare. Ndryshe nga pjesa me e madhe e seancave te zhvilluara apo jo ne seancen e djeshme Aldo Bare e ka pritur me qetesi pretencen e prokuroreve dhe pa asnje reagim fyes ndaj tyre ne momentin gjate apo pas kerkeses per burgim perjete. Dy prokuroret kane lexuar akuzat ndaj Aldo Bares njeriut me te rrezikshem gjate dekades se fundit ne qytetin e Lushnjes i cili kishte ngritur nje organizate kriminale. Njera pas tjetres jane renditur akuzat per Baren qe nga vrasja shkaterrim prone dhunim varresh e deri tek armembajtje pa leje si dhe provat qe mendon Prokuroria se provojne keto akuza. Ajo qe ndryshoi nga prokuroret ka qene cilesimi i akuzes per Tur Dajen duke e akuzuar vetem per Tentative vrasje dhe jo e kryer ne kuader te organizates kriminale. Per te faktuar 11 akuzat ndaj shefit te bandes prokuroria thirri per te deshmuar rreth 60 deshmitare qe nga Gramoz Selmani dhe deri te punetoret e Lagunes se Karavastase. Procesi eshte karakterizuar nga reagime te ashpra shpeshhere edhe fyese nga i pandehuri kundrejt personave te tjere. Dje ndersa prokuroret kerkonin denimin me kater burgim te perjetshme per kapon e nje prej bandave me famekeqe situata eshte karakterizuar nga nje qetesi e paparashikuar ne kesisoj rastesh. Pritet qe ne seancen e radhes te degjohet mbrojtja e Bares dhe avokatit te tij per te degjuar me pas verdiktin e gjykates dhe per te mbyllur edhe kapitullin per kete dosje te bujshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Dosja dhe akuzat

Prokuroria per Krime te Renda ne date 7 shkurt 2006 ka regjistruar procedimin penal ne emer te shtetasve Aldo Bare Arben Borici Enver Borici Ilir Stergu Erion Cici Afrim Hoxha Enver Dondollaku Rexhep Gina etj. Ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi Ramadan Shkurti i vellai i te pandehurit Alfred Shkurti me emer te ndryshuar Aldo Bare. Ne kete date i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasit Ramadan Shkurti Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija jane nisur me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja. Kur jane afruar rreth 5 metra i pandehuri Aldo Bare se bashku me personat e tjere te ndodhur ne automjet kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Pas fillimit te goditjes edhe nga ana e lokalit kane filluar te qellojne ne drejtim te automjetit. Gjate shkembimit te zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari brenda ne veranden e lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Ne veranden e lokalit nen shoqerimin e Artur Dajes ndodheshin familjar te tij shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkembimit te zjarrit i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija jane larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes duke vazhduar te qellonin here pas here ne drejtim te lokalit. Ne vendngjarje dhe pikerisht ne automjet mbeten te plagosur Ramadan Shkurti vellai i te pandehurit Aldo Bare dhe Bardhyl Rabija. Nga shkembimi i zjarrit mbetet i plagosur edhe Artur Daja i cili i afrohet ne automjetin ku ndodheshin te plagosurit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti duke i qelluar nga afer me arme zjarri shkrepja qe i solli vdekjen e menjehershme. Per kete vrasje te vellait te tij i pandehuri Aldo Bare akuzoi Artur Dajen si ekzekutor. Per kete arsye se bashku me grupin e tij i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa here per te vrare Artur Dajen. Pas vrasjes te vellait te tij i pandehuri Aldo Bare me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja shokeve miqve dhe te afermve te tij krijoi te ashtuquajturen Banda e Lushnjes. Fillimisht ne kete grup u mblodhen te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben Borici Enver Borici Enver Dondollaku shoke miq dhe te aferm te pandehurit Aldo Bare dhe vellait te tij Ramadan Shkurtit te vrare.

Vrasja e Xhevat Demirit

Pikerisht ne kete periudhe me date 3.8.1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Ne hyrje te qytetit te Lushnjes viktima se bashku me familjare te tij jane ndaluar nga kater persona te armatosur ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri i cili kishte zbritur nga furgoni duke i shkaktuar atij vdekjen. Nderkohe i pandehuri Arben Borici i cili rrinte ne nje autoveture afer vendit te ngjarjes eshte afruar me shpejtesi dhe ne autoveture kane hipur te gjithe personat e sipercituar.

Vrasja e Nimet Zenelit

Me date 13.2.1998 ne vendin e quajtur Kolonje te Rrethit Lushnje eshte vrare me arme zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kane zene prite fuoristrades Toyota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kane pare furgonin te afrohej kane qelluar me arme automatik ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte shtetasi Gramoz Selmani shoku i ngushte i shtetasit Artur Daja si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli shoke te shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares me qellim per tu shmangur nga goditja e grupit fshihej tek shtetasit e siperpermendur. Menjehere shoferi i furgonit shtetasi Masar Aliu ka nxjerre nga rruga makinen dhe te tre personat kane dale nga furgoni dhe jane larguar me vrap. Te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu se bashku me te pandehurin Arben Borici i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij me arme zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Dy shtetasit e tjere Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kane mundur ti shpetonin ekzekutimit.

Vrasja e Masar Aliut dhe Idajet Beqirit

Disa dite me vone me date 22.2.1998 ne rrugen Kolonje - Bitaj te rrethit Lushnje me qellimin e vetem vrasjen e shtetasit Masar Aliu persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Enver Dondollaku Ilir Stergu dhe Arben Borici kane pritur ardhjen me makine te shtetasit Masar Aliu. Pasi kane pikasur ardhjen e makines kane dale dhe kane ndaluar makinen. Ata kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Masar Aliu duke i shkaktuar vdekjen. Pas kesaj ata kane qelluar edhe ne drejtim te shtetasit Idajet Beqiri i cili ka qene rastesisht brenda ne automjet.

Vrasja e Luan Bilbilit

Me date 18.8.1998 ne vendin e quajtur Kodrat e Ullinjve ne afersi te fabrikes se tullave te rrethit Lushnje eshte gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Luan Bilbili i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja. Ne mengjesin e dites se ngjarjes ne shtepine e Luan Bilbilit kane vajtur persona te armatosur ku ndermjet tyre kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Borici. Me pas shtetasi Luan Bilbili eshte gjetur i vrare.

Nofka

Si moment i krijimit te organizates e ashtuquajtura Bande e Lushnjes apo Grupi i Alfred Shkurtit eshte vrasja dhe dhunimi i kufomes se shtetasit Ramadan Shkurti vellai i Aldo Bares ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes. Kjo vrasje erdhi si pasoje e perballjes me banden e shtetasit Artur Daja banor i qytetit te Lushnjes. Pas vrasjes shtetasi Aldo Bare me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja dhe pjesetareve te bandes krijoi banden e tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Aldo Bare ka nje rol dhe autoritet absolut ne organizate. Nga veprimet hetimore ka rezultuar qe te gjithe anetaret e organizates kriminale kane pasur nje disipline te forte te drejtuar dhe te kontrolluar nga i pandehur Aldo Bare. Ne gjithe veprimtarine e saj kjo organizate udhehiqej nga interesat e te pandehurit Aldo Bare. Anetaret e organizates i drejtoheshin drejtuesit te tyre Aldo Bares me nofkat te tilla si I madhi Profesori Kryetari e te tjera. Disiplina e forte dallohej qarte ne momentet kur urdhrat e te pandehurit Aldo Bare nuk beheshin te diskutueshem. Ato zbatoheshin me fanatizem nga te gjithe anetaret e organizates te cilet vepronin nepermjet ushtrimit te dhunes psikike fizike si dhe te veprimeve kriminale te tilla si rrahje heqje te lirise tortura vrasje. Ne vijim te veprimtarise kriminale kjo organizate eshte kujdesur vazhdimisht ne drejtim te ushtrimit te veprimtarive ekonomike ku pjesetare te organizates ushtronin role te caktuara. Keto veprimtari shtriheshin ne Lagunen e Karavastase ne shoqerine e Sport-Klub Lushnjes ne bingon e qytetit e te tjera.

Akuzat

Aldo Bare alias Alfred Shkurti akuzohet per

Vrasje me paramendim te shtetasve Genci Kashari Xhevat Demiri Nimet Zenelit Masar Aliu

Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative jo ne kuader te organizates kriminale te Artur Dajes

Vrasje me paramendim te ngelur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu

Mbajtje pa leje te armeve luftarake

Shkaterrim i prones me zjarr te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu

Organizim financim dhe krijim i organizates kriminale

Kryerje te veprave penale nga organizata kriminale parashikuar nga nenet 333 dhe 334 te Kodit Penal

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›