E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura kombinimi i koeficienteve qe ju ben fitues

Cilat lende duhet te perzgjidhni ne baze te koeficienteve. Kujdes Nje zgjedhje e gabuar kushton 1200 pike

Nje zgjedhje e gabuar ne lendet e provimeve dhe ne shkollat e larta mund ta beje thuajse te pamundur vijimin e shkolles se larte. Kjo pasi zgjedhja e gabuar e lendeve i ben maturantet te humbasin 300 deri ne 1200 pike potenciale jo per shkak te notave qe merr maturanti por per shkak te koeficienteve.

Rastet e shumta te maturanteve me mesatare mbi 7 qe nuk u futen dot ne shkolle te larte vitin e kaluar dhe mbi 50 maturanteve me mesatare nen 5.5 qe arriten te vijonin studimet universitare duket se e perforcojne kete ide.

Per kete arsye kur te plotesoni formularin A1 dhe A2 duhet te keni shume kujdes sipas specialisteve. Jo vetem qe duhet te zgjidhni lendet ku e ndieni veten te forte por edhe ato lende qe ju japin perparesi pra nje 0.1 me shume ne koeficientet e Matures.

Keshilla numer nje e specialisteve eshte qe te kihet kujdes shkolla nga vjen. Shkolla specifike si ato te mesme Hoteleri-Turizem Ekonomike etj. kane piket maksimale vetem ne Fakultetin e Ekonomise. Nese kandidohet nje fakultet tjeter humbja e menjehershme eshte 800 pike per nota te njejta me nje person qe ka koeficiente maksimale.

Universiteti i Tiranes dhe Politekniku

Edhe kete vit universitetet kane preferuar te kene ndarjen klasike. Pra fakultetet me profil shoqeror zgjodhen lendet me profil shoqeror ndersa ato shkencore perzgjodhen lendet analoge. Ne pergjithesi te gjitha shkollat e larta u jane permbajtur zgjedhjeve te vitit te kaluar per sa i perket profilit te tyre. Ne kete menyre fakultetet me profil natyror nuk kane perzgjedhur lende shoqerore dhe anasjelltas. Por vecoria ne Maturen Shteterore 5 ka te beje me faktin qe ndonese fakultetet kane perzgjedhur lende te profilit te tyre ato nuk kane perfshire te gjitha lendet qe perkojne me shkencat te cilat studiohen ne kete fakultet. Kjo do te thote se shume shkolla te larta te profilit shoqeror kane lene jashte lendeve te parapelqyera me koeficiente 1.3 si rasti i Fakultetit te Shkencave Sociale ku gjeografia nuk do te jete lende me koeficient maksimal ndonese jane te profilit shoqeror.

Biologjia eshte e padeshiruar ne Universitetin Politeknik duke u bere nje zgjidhje jo fort e kenaqshme per maturantet qe duan te konkurrojne ne sa me shume dege. Gjithsesi zgjidhje ka dhe ajo eshte e thjeshte.

Specialistet sugjerojne qe maturantet kete vit te zgjedhin dy lende ndermjet Anglishtes Njohurise per Shoqerine dhe Njohuri mbi Ekonomine dhe Filozofine ne menyre qe te kene pike maksimale ne te gjitha deget e profilit shoqeror te Universitetit te Tiranes. Nga ana tjeter ata do te ishin me me shume perparesi nese do te kishin zgjedhur Fizike Kimi ose Anglisht ne deget me karakter natyror. Rast i vecante perben Fakulteti i Ekonomise qe ka perzgjedhur me koeficiente maksimale lendet natyrore si edhe Anglishten dhe Ekonomi-Filozofine.

Por kjo nuk vlen per te gjithe te pakten ne Fakultetin e Mjekesise dhe ne Universitetin Politeknik. Te Mjekesia do te ishte mire qe te konkurronin ata qe kane perfunduar shkolle te mesme te pergjithshme ose natyrore pasi kane koeficient 1.4 ndersa ne Universitetin Politeknik do te kene perparesi te dukshme qe perkthehet me qindra pike me shume maturantet e shkollave te mesme te pergjithshme profili natyror seksioni dygjuhesh ne Korce shkollat tekniko-profesionale per ndertim dhe gjeodezi si dhe seksionet politeknike te shkolles Harri Fullz ne Tirane.

Universiteti Bujqesor

Ne ndryshim nga viti i kaluar kur Fizika ishte e padeshiruara e madhe kete vit Universiteti Bujqesor duket se ka ndryshuar qendrim. Gjysmat e fakulteteve i kane dhene koeficient maksimal kesaj lende duke e bere ate te favorshme per te fituar. Nderkohe qe ky universitet nuk ndjek rrugen e Universitetit te Tiranes as per sa i perket ekonomise. Ashtu si edhe vjet Fakulteti i Ekonomise Bujqesore i jep pike maksimale vetem Anglishtes dhe Njohurise per Ekonomi dhe Filozofi duke i lene te gjitha lendet e tjera me koeficient 1. Ndryshimi i fundit ka te beje me Fakultetin e Mjekesise Veterinare qe i jep pike maksimale Anglishtes Kimise dhe Biologjise duke u hequr nga lista e fakultetit te vetem me profil natyror qe nuk i jepte piket maksimale kimise.

Gjithsesi duhet te behen zgjedhje - thone specialistet dhe ne kete rast mbetet ne dore te maturanteve. Ose do te aplikoni ne te gjitha deget e Universitetit Bujqesor dhe fakulteteve me drejtim shkencor te Universitetit te Tiranes me perjashtim te degeve Matematike Inxhinieri Matematike dhe Informatike duke perzgjedhur kimine dhe anglishten ose do te kandidoni ne tri deget ne fjale dhe do te perzgjedhin Fizike dhe Anglishten.

Megjithate sipas specialisteve maturantet nuk mund te kene kaq shume fakultete ne mendje per te vijuar studimet duke e bere kete zgjedhje thuajse te paqene.

Universitetet e rretheve

Ne shumicen e universiteteve te rretheve deget jane me kuota te hapura duke nxjerre te pavlefshme Maturen Shteterore dhe koeficientet e saj. Megjithate duke qene se nuk eshte vendosur ende se cilat do te jene me kuota te hapura dhe kuota te mbyllura universitetet kane percaktuar koeficientet edhe per kete vit akademik. Ne shumicen e universiteteve koeficientet jane te ndare ne baze te profileve sipas shembullit te universiteteve te kryeqytetit.

Ne kete menyre deget me profil natyror i kane dhene te gjitha koeficiente 1.3 vetem Fizikes dhe Kimise ndersa ato te profilit shoqeror vetem Njohurise per Shoqerine dhe Anglishtes.

Ne rast se keni deshire te konkurroni ne sa me shume dege atehere ekzistojne vetem disa kombinime komplekse. Fakulteti i Ekonomise Shkencave Shoqerore Drejtesise dhe Gjuheve te Huaja kane te perbashket me koeficiente maksimale Anglishten dhe grupimin e Njohurive per Ekonomine dhe Filozofine per sa u perket shkollave te mesme te pergjithshme.

Nderkohe per maturantet e tjere ndarja behet edhe me e madhe pasi Ekonomia ka koeficiente maksimale ne Fakultetin e Ekonomise dhe Letersia ne fakultetet e tjera gjithsesi me me pak shanse per te fituar pasi koeficientet per shkollat e tjera pervec atyre te pergjithshme pergjithesisht jane te ulet me perjashtim deget korrespondente te lemes se shkolles se mesme. Per me shume kategorizimi qe eshte pasqyruar ne standard me shperndarjen e koeficienteve sipas degeve shkakton pengesa te medha per maturantet qe deshirojne te konkurrojne ne sa me shume dege.

Rrofte Anglishtja

Nga te gjitha keto dicka eshte e sigurt nese dini anglisht jepeni ate provim. Anglishtja eshte me e favorizuara dhe te gjithe ata qe dine mire lingua franka-n e kohes atehere duhet ta perzgjedhin per te pasur pike maksimale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›