E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet certifikata familjare e "të arratisurve"

30/03/2005  Kontroll në gjendjen civile në Yrshek e Vorë. Policia e Korccës: Këtu s ka fuoristadë

TIRANË- Kontrolle të imtësishme kanë nisur nga dita e djeshme në gjendjen civile të Yrshekut e të Vorës për të verifikuar statusin aktual të Luan Dukës, 23 vjecc dhe Liljana Velollarit (Duka), 17 vjecce. Shkak për një veprim të tillë sipas burimeve nga komisariati numër 2, është bërë zhdukja prej shtatë ditësh e gjimnazistes dhe dëshmia në polici e Vait Velollarit, babait të Liljanës, i cili pranon se "rrëmbyesi" i vajzës së tij, Luani, disponon një certifikatë familjare, sipas së cilës gjimnazistja është bashkëshortja e ligjshme e tij. Ndërkohë mendohet se kjo certifikatë ësjtë nxjerrë nga gjendja civile e Vorës, ku banon Luani, ose e Yrshekut. Nga ana tjetër burime zyrtare nga Policia e Korccës, të kontaktuara në rrugë telefonike nga gazeta "Metropol", kanë hedhur poshtë në mënyrë të prerë një pjesë të dëshmisë së Vaitit, në të cilën thuhej se është parë në këtë qytet fuoristada jeshile e Luanit. Gjithashtu këto burime zyrtare shprehen se inisiativa dhe ndihma e policisë së këtij qarku ka qenë maksimale, madje informacioni dhe fotot e mbërritura që në datën 23 mars janë vlerësuar. "Kemi kontrolluar thuajse të gjitha hotelet e motelet e qytetit e rrethinave si në Pogradec, Maliq, Devoll, etj dhe deri tani nuk ka rezultuar ndonjë gjurmë e tyre"-tha burimi i lartpërmendur. Sakaq, ankthi ka mbërthyer prej së mërkurës familjen e vajzës, në Yzberisht të Tiranës.

Largimi

Liljanën, nxënëse në vitin e katërt të shkollës "Myslim Shima", e kanë marrë të mërkurrën disa persona me automjet tip Fuoristradë, pas orës së tretë të mësimit, dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Policia ka nisur kërkimet për vajzën, por deri në orët e vona të mbrëmjes ajo nuk ishte gjetur ende. Agjentët kanë bllokuar mjetin me të cilin është kryer rrëmbimi, ndërsa dje hetimet për çështjen i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Shoqet e saj sqaruan policinë se e kishin parë Liljanën teksa hipi me dëshirën e saj në makinë. Ajo u kishte telefonoi vetë prindërve, duke u thënë se kishte ikur me një djalë që ajo e donte dhe do të martoheshin. I ati i kërkoi të vinte në shtëpi, por ajo nuk pranoi. I kaloi edhe atë djalin në telefon. Luani i kishte thënë Vaitit se do të vinin të nesërmen në orën 10.00, dhe së bashku me ta dhe prindërit e tij.

Kërcënimi

Prej dy ditësh, nga të gjitha prononcimet në media të ndryshme vetë Vaiti dhe bashkëshortja e tij, Nezhmia kanë pranuar se Luan Duka i ka kërcënuar në telefon për denoncimin që ata kishin bërë në polici. Nezhmie Velollari ka thënë se "ai e mësoi brenda pak orësh që kisha denoncuar zhdukjen e Liljanës. Nuk e di se kush e njoftoi, por ai më mori në telefon, duke më sharë dhe kërcënuar se nuk do ta shihja më vajzën time". Nga ana tjetër policia duket se e ka vërtetuar plotësiht faktin se 17-vjeccarja ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe për këtë egsistojnë disa prova konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›