Vili Vel, dyshimet për vrasje, rifillojnë hetimet për agjentin

30/03/2005 Diplomati gjerman zbuloi vizat Shengen të "Hakmarrjes"
Një dosje është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe "diplomati" 49-vjeçar gjerman, Vili Vel, u ka dorëzuar autoriteteve shqiptare surprizën. Tepër e rëndësishme për hetimin. Tre të akuzuar si pjesëtarë të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi", janë pajisur me viza Shengen gjermane në ambasadën e tyre në Tiranë. Vili Vel, agjenti gjerman, ish-sekretari politik i ambasadës, ka zbuluar tri pasaportat e vulosura me leje hyrjeje për në shtetin e tij, që kishin marrë Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Çaka.
Vizat
Sipas Prokurorisë, më 31 janar 2003, Orik Shyti, me qëllim për t’iu fshehur drejtësisë me anë të certifikatave të lindjes, si dhe dokumenteve të tjera të falsifikuara, ka mundur që me emrin e rremë Artan Misko, të pajiset me pasaportën me nr.Z0236594, lëshuar në datën 20.11.2002 dhe me dëshmi për drejtim automjeti me nr.794175, lëshuar në datën 10.09.2003, me dokumente të falsifikuara. Duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në ambasadën e R.F. të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shengen nr.23318439, lëshuar në datën 31.01.2003 dhe nr.23970962, lëshuar në datën 31.03.2003. Gjithashtu me anë të certifikatave të lindjes si dhe dokumenteve të tjera të falsifikuara të dorëzuara pranë D.R.SH.T.RR. Tiranë, ka mundur që me emrin e rremë Artan Misko të pajiset me lejen e qarkullimit nr.195347, datë 18.09.2003 për automjetin tip “Chevrolet Blazer” me numër shasie 1GMDT13Ë1TK231617. Ndërkohë, Kreshnik Spahiu ka mundur të mbarojë punë në ambasadën gjermane afro dy muaj më vonë. Spahiu ka mundur që me anë të certifikatave të lindjes të falsifikuara, ka mundur që me emrin e rremë Nikolin Gjoka, të pajiset me pasaportën me nr.Z0241413, lëshuar në datën 12.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në ambasadën e R.F. të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shengen nr.23318440, lëshuar në datën 31.01.2003 dhe nr.23970960, lëshuar në datën 31.03.2003. Gentian Çaka që është ende person në kërkim, me anë të certifikatave të lindjes të falsifikuara, ka mundur që me emrin e rremë Arjan Demiri, të pajiset me pasaportën me nr.Z0237217, lëshuar në datën 05.11.2002, me dokumente të falsifikuara si dhe duke përdorur pasaportën e mësipërme, ai ka aplikuar në ambasadën e R.F. të Gjermanisë në Tiranë dhe është pajisur me viza Shengen nr.23972612, lëshuar në datë, 28.04.2003 dhe nr.24439774, lëshuar në datën 18.08.2003.
Letërporosi në Gjermani për shkrimet që hedhin dyshime se Vili Vel mund të jetë vrarë nga qarqe kriminale shqiptare
Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes së agjentit sekret gjerman, Vili Vel. Dy letërporosi janë nisur drejt Gjermanisë, për sjelljen e disa provave materiale të nevojshme për hetimin. Kanë qenë shkrimet e botuara në të përditshmet gjermane, ato të cilat kanë iniciuar rifillimin e hetimit. Dyshimet gjermane flasin për një vrasje të agjentit të kryer nga mafia shqiptare. Prokuroria e Tiranës i kërkon drejtësisë gjermane të mundësojë vënien në dispozicion të revistës së përjavshme “Focus” dhe të gazetave të përditshme që kanë shkruar disa javë më parë, se nuk përjashtohej mundësia që punonjës i shërbimit sekret gjerman, Vili Vel, të jetë bërë pre e një akti dhune. Gjithashtu, organi i akuzës së kryeqytetit ka kërkuar që të njihet edhe me rezultatet e autopsisë së Velit..
Rifillimi
Duket se kanë qenë mediat gjermane ato që kanë iniciuar rifillimin e hetimit lidhur me shkaqet që çuan në vdekjen e agjentit sekret Vel, me shërbim në Tiranë, i cili u gjet pa jetë më 3 maj të vitit 2004, në një banesë përballë gjykatës. Lajmi u bë i ditur dje nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat sqaruan se prej disa ditësh është vendosur rifillimi i kësaj çështje, e cila ishte pushuar. Kjo për shkak se nga hetimet rezultoi se, Vili Vel kishte vdekur si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit dhe për shkak të sëmundjeve të tij të zemrës dhe hipertensionit. Kanë qenë barna dhe shishe alkooli të boshatisura që konfirmuan këtë fakt, theksojnë burimet. Gjithashtu nga këqyrja që mjeko-ligjorët i kryen kufomës së Velit, nuk rezultoi të kishte shenja dhune. Ndërsa nuk u arrit të kryhej autopsia. Burimet thonë se, Vel kishte statusin e diplomatit dhe autopsia mund të kryhej vetëm me leje të ambasadës gjermane, e cila nuk e dha atëherë një konfirmim të tillë. Sipas mjeko-ligjorëve, diplomati kishte afro dy ditë që kishte ndërruar jetë. Mësohet se pas publikimit në mediat gjermane të dyshimeve se Vel ishte vrarë, pasi nuk u ishte përmbajtur marrëveshjeve të bëra me qarqe kriminale në Tiranë, të cilat e kishin korruptuar, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi rifillimin e hetimit.
Letërporositë
Prokuroria e Tiranës ka përgatitur dy letërporosi, të cilat i janë nisur autoriteteve të drejtësisë gjermane. Sipas burimeve, në njërën nga letërporositë kërkohet që të vihen në dispozicion shkrime të publikuara në mediat gjermane, në të cilat citohen dyshimet se Vel është vrarë nga qarqe kriminale në Tiranë. Këto gazeta dhe revista do të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale, sqarojnë burimet. Gjithashtu, mësohet se do të kërkohen informacione dhe mundësisht prova mbi të cilat janë ngritur këto dyshime të publikuara në media. Ndërsa në letërporosinë tjetër, Prokuroria e Tiranës kërkon të njihet me rezultatet e autopsisë. Burimet thonë se do të jetë e rëndësishme për hetimin njohja me aktet e autopsisë. Kjo, me qëllim njohjen me arsyet e vërteta që çuan në vdekjen e tij. Nga autopsia mund të jetë konkluduar nëse ai është toksikuar nga ndonjë preparat helmues, apo ka qenë përqindja e lartë e alkoolit dhe gjendja e tij shëndetësore që i kanë marrë jetën, përfundojnë burimet e Prokurorisë.
Vel u gjet pa jetë mes shisheve të boshatisura të alkoolit
Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u tha atëherë se, më datë 3 maj të vitit 2004, u gjet i vdekur 50-vjeçari gjerman Willi Neinrigh Weitzel. Sipas njoftimit të policisë, ka qenë ora 14.40 e kësaj dite, kur në lagjen nr.30, në bulevardin "Bajram Curri", në pallatin "Palma e Artë", apartamenti 25, u gjet i vdekur gjermani Willi Weitzel, sekretar i parë në ambasadën gjermane në Tiranë. Në njoftim theksohej se, në prezencë të përfaqësuesve të ambasadës u bë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe i kufomës, nga ku rezultoi se i ndjeri nuk kishte shenja dhune. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ilaçe e shishe alkooli të boshatisura, sqarohej në njoftim. Trupi u dërgua për ekzaminim të mëtejshëm në morgun e Tiranës, përfundonte njoftimi i policisë. Por, autopsia e agjentit sekret gjerman nuk u krye, pasi ai kishte statusin e diplomatit dhe një gjë e tillë mund të bëhej vetëm me konfirmimin e ambasadës gjemrane në Tiranë. Por, ambasada gjermane nuk e lejoi një gjë të tillë dhe trupi i Velit u transportua në vendin e lindjes.
Mediat gjermane:
“Mund të jetë vrarë nga mafia shiptare se nuk përmbushi marrëveshjen”
Në javën e parë të marsit të këtij viti, në mediat gjermane u publikuan disa shkrime, të cilat hidhnin dyshime se, Vel mund të ishte bërë pre e dhunës. Në ato shkrime citohej se, hetimet në aferën e abuzimit me vizat në ambasadën gjermane në Tiranë po e nxjerrin në një sfond të ri vdekjen e një funksionari të lartë të shërbimit sekret gjerman. Në revistën e përjavshme gjermane “Focus” thuhej se, nuk përjashtohej mundësia që punonjësi i shërbimit sekret Willy Weitzel, i cili në maj të vitit 2004 u gjet i vdekur në rezidencën e vet në Tiranë, të jetë bërë pre e një akti dhune. Më 3 maj të vitit 2004, Villi Vajcel, agjent i shërbimit të fshehtë gjerman (BND), i stacionuar në Shqipëri që nga vera e vitit 2002, ndryshe nga herët e tjera, nuk u shfaq në ambasadë, ku kishte zyrën e punës. Disa orë më vonë, trupi i 49-vjeçarit u gjet i pajetë në banesë. Mjeku shqiptar, i alarmuar, e kontrolloi kufomën dhe konstatoi se kishte vdekur natyrshëm, informonte “FOCUS”, duke iu referuar burimeve zyrtare të BND-së.
Po sipas revistës, departamenti i sigurisë së BND-së, ka marrë në tetor të vitit 2004 informacione të besueshme, sipas të cilave, agjenti gjerman ka pasur lidhje me mafian. Flitet se atë e kishin kurruptuar qarqet kriminale të Tiranës, por mbasi Vajcel nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes, e kishin vrarë. Përveç parave, atij i ishin vënë në dispozicion edhe dy prostituta, raporton më tej e përjavshmja gjermane FOCUS. Deri tani burime zyrtare gjermane kanë heshtur. Një dëshmi serioze për lidhjen e kësaj historie me aferën e vizave nuk ka. Lidhur me këtë të fundit po vazhdojnë hetimet në prokurorinë e Berlinit kundër dy diplomatëve gjermanë dhe një ish-punonjësi shqiptar të ambasadës gjermane në Tiranë. Mendohet se janë bërë abuzime me vizat në të paktën 350 raste. Se sa i besueshëm është informacioni që ka marrë BND-ja në tetor të vitit 2004, për lidhje të mundshme të agjentit gjerman me krimin e organizuar, kjo nuk dihet. Burimi është shqiptar dhe shumë i turbullt, thuhet mes të tjerash në një tjetër gazetë, atë të përditshmen gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Fakt është që autoritetet gjermane nuk kanë bërë dot autopsi, pasi trupi i kufomës ishte djegur. Një drejtues gjykate nga Berlini i ka thënë revistës FOCUS, se BND-ja nuk ka dhënë informacione për vdekjen e bashkëpuntorit, prandaj edhe nuk ka patur hetime për këtë çështje. Sipas informacioneve të gazetës së përditshme “Sueddeutsche Zeitung”, shefi i BND-së, August Hanning, i cili gjatë vitit të kaluar është ankuar vazhdimisht për krimin e organizuar shqiptar, madje, duke e quajtur atë edhe më të rrezikshmin në Evropë, nuk ka qenë dakord për dërgimin e agjentit Villi Vajcel me shërbim në Tiranë. Ekspertët e konsiderojnë punën e BND-së në Tiranë si shumë të vështirë dhe robuste. Villi Vajcel, ndryshe i njohur edhe me emrin Villi Liesmann, në qarqet e brendshme të BND-së konsiderohej si i dobësuar. Vite më parë, ai ishte bërë i famshëm me rolin kryesor që luajti në një nga inskenimet më spektakolare të shërbimit sekret gjerman: Në vitin 1994 Vajcel kishte arritur të tërhiqte në drejtim të Gjermanisë trafikantë me lëndë nukleare, të cilët pastaj ishin kapur e dënuar. Tre vjet më vonë, Vajcel e kishte paguar këtë me një gjobë prej 9 mijë markash për dëshmi të rreme në gjyq. Në “Sueddeutsche Zeitung” botohet edhe një tjetër hollësi nga jeta e “Bondit” gjerman: Pa u hedhur poshtë teza e prostitutave, thuhet se në shtëpinë e Vajcelit ishin gjetur rroba grash. Sipas gazetës, agjentit 49-vjeçar i pëlqente të dilte natën si tranvestit.
Fakt është që autoritetet gjermane nuk kanë bërë dot autopsi, pasi trupi i kufomës ishte djegur. Një drejtues gjykate nga Berlini i ka thënë revistës FOCUS, se BND-ja nuk ka dhënë informacione për vdekjen e bashkëpuntorit, prandaj edhe nuk ka patur hetime për këtë çështje