E Diel, 1 Nëntor 2026

Sollaku dhe kryeprokurorët e Ballkanit në Shkup, kundër krimit të organizuar

30/03/2005  Prokurori i Përgjithshëm shqiptar, Theodhori Sollaku, është nisur dje për në Shkup, ku do të asistojë në konferencën e kryeprokurorëve të Rajonit të Ballkanit. Në këtë konferencë pritet që të nënshkruhet mes vendeve pjesëmarrëse, Memorandumi për Mirëkuptim, në kuadër të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar që vepron në Ballkan. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se, nënshkruesit e kësaj deklarate janë të obliguar të bashkëpunojnë në hetimin dhe ndjekjen penale të organizatorëve dhe anëtarëve të krimit të organizuar. Burimet theksuan se qëllimi i konferencës do të jetë bashkëpunimi në goditjen e përbashkët të grupeve dhe organizatave kriminale që veprojnë në rajon. Gjithashtu do të lidhen pakte për shkëmbimin e informacioneve, dokumenteve e provave që kanë të bëjnë me të gjitha format e krimit të organizuar brenda juridiksionit të prokurorive të vendeve të Ballaknit. Ky është i disati takim mes kryeprokurorëve të Ballkanit, në kudër të luftës kundër krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›