Kërkohet dëshmia e gjuhës për t’u pranuar në universitet
26/03/2010 Mbarimi i studimeve jashtë vendit
Ndjekja e studimeve të larta për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit kushtëzohet nga marrja e dëshmisë për njohuritë në gjuhën shqipe. Rregullorja e provimeve të maturës 2010, përcakton se për t’u përfshirë në provimet me zgjedhje, këta nxënës më parë duhet të japin provimin e gjuhës shqipe. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që matura për këta nxënës përfshin në total katër provime, në ndryshim nga vitet e shkuara, ku testoheshin vetëm në lëndët me zgjedhje. “Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në universitet, duhet të japin Matematikën, Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2)”, përcaktohet në rregullore. Për të aplikuar për provimet me zgjedhje, kjo kategori duhet t’i dorëzojë dokumentet nga data 1-15 prill. Përveç kërkesës, dosja duhet të përmbajë edhe dëftesën origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara, dhe pasaportë ose kartë identiteti.