Bektashinjtë korçarë lutje edhe për politikanët tanë: “Ruaji o zot që të mos përfundojnë në Ferr”
26/03/2010 Festohet Sulltan Nevruzi, besimtarët mblidhen në teqenë e Turhanit
KORÇE- Ditën e enjte, që në orët e para të mëngjesit, qindra besimtarë nga qyteti i Korçës dhe qytetet e tjera të rajonit iu drejtuan teqesë së Turhanit në rrethin e Korçës për të festuar Sulltan Nevruzin, ditëlindjen e Imam Aliut, njeriut që lindi brenda në Qabe, në shtëpinë e zotit dhe që zoti i dha atij fuqinë dhe mençurinë për të shpëtuar njeriun nga injoranca, dhuna, vogëlsia, ligësia, meskiniteti, por edhe nga çmenduritë njerëzore. Që të gjithë: burra, gra, fëmijë, të rinj e të moshuar, të varfër dhe të pasur, të shëndoshë dhe të sëmurë, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë shkonin drejt teqesë së Turhanit për të uruar njëri-tjetrin për një jetë më të mirë, më të qetë e më të gëzuar dhe për t’u lutur për të afërmit dhe miqtë e tyre. Besimtarët bektashinj të Korçës nuk harruan të luten edhe për politikanët tanë, madje një plakë lutej pareshtur për ta: “Ruaji o Zot që politikanët tanë të mos përfundojnë në Ferr; ruaji o Zot që ata të mos kenë fatin e Luciferit, engjëllit që ngriti krye kundër Perëndisë dhe u dëbua prej Parajsës bashkë me pasuesit e tij, sepse u shndërruan në djall dhe nisi të shtinte në ngasje njerëzit ndaj së keqes; ruaji o Zot që politikanët tanë, ashtu si djalli të mos na shtien në ngasje të liga dhe të urrejmë njëri-tjetrin; ruaji ata o Zot, sepse ata nuk kanë lindur në shtëpinë tënde, sepse për 50 vjet me radhë, nën regjimin e diktatorit, mësuan vetëm për të qenë djalli dhe jo engjëlli. Ruaji o Zot që të mos përfundojnë në Ferr. Besimtarët e shumtë të ardhur nga të gjitha anët e rajonit, u pritën nga Gjyshi i Zonës Baba Edmond Brahimaj. Gjatë ceremonisë së shenjtë ai u këndoi besimtarëve fjalët e shenjta të Kur’anit dhe përcolli mesazhet më të mira për të gjithë njerëzit. Atë çast gjithçka dukej e shenjtëruar, rrezet e diellit përcillnin ngrohtësi, toka dukej sikur kishte rilindur dhe gjithçka përreth kishte lulëzuar. Sipas Kur’anit të Mdhërishëm, njerëzit e shenjtë janë të ruajtur nga mëkatet, ata i ruan vetë zoti.